Mandarinat me helme, që u bllokuan nga Kroacia në dhjetor të vitit të kaluar, iu shitën qytetarëve shqiptarë pas kthimit nga shteti fqinj.
Edhe pse produktet e rrezikshme duhet të ishin shkatërruar, ato janë rihedhur sërish në treg, nën hundën e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit dhe gjithë strukturave të tjera shtetërore që duhet të garantojnë shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.
Skandali i rëndë është konfirmuar nga prokuroria e Beratit. Një ditë më parë, organi i akuzës arrestoi tre persona, mes të cilëve dhe një inspektor të AKU-së në Berat, të cilët pas kthimit të mandarinave nga Kroacia, në vend të groposjes dhe shkatërrimit të tyre i kanë rihedhur sërish në treg duke iu shitur qytetarëve 10 ton mandarina me helme.
“Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”
“Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”
“Mashtrimi me produktet ushqimore”
“Shpërdorimi i detyrës”.
Këto veprime janë parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 të Kodit Penal. Si rezultat i hetimeve, janë ndaluar shtetasit:
Arben Dyli, lindur në vitin 1969
Elton Tafa, lindur në vitin 1979
Elson Tahiraj, lindur në vitin 1995.
Marrë nga Weblajm.com