KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Maqedonia e Veriut, bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Maqedonia e Veriut, bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar
FinanceKryesoreOpinionRajoniSocialeZhvillim

Maqedonia e Veriut, bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

Përditësimi i fundit: 1 Shkurt, 2025 10:47 pm
155 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve (GPRS), më 31 janar ka pasur një rënie të qarkullimit ditor prej 46.29 për qind në tetë rrjetet kryesore të supermarketeve, krahasuar me ditën paraprake.

DAP raportoi se të premten është regjistruar një qarkullim prej 114.293.367 denarësh (1.83 milion eurosh), ndërsa të enjten, më 30 janar, qarkullimi ishte 212.782.151 denarë (3.4 milionë euro).

“Sipas analizës krahasuese të të dhënave, më 31 janar 2025, krahasuar me 24 janar 2025, është regjistruar një rënie prej 46.59 për qind në qarkullimin total në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve”, deklaruan nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

DAP njoftoi se do të vazhdojë me monitorime dhe analiza të tilla dhe do t’i publikojë të gjitha të dhënat që do të kenë ndikim në ekonominë e vendit.

Kjo rënie e qarkullimit lidhet me bojkotin e qytetarëve ndaj supermarketeve, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.

Gjatë të premtes, shumica e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut shmangën blerjet gjatë gjithë ditës në zinxhirët e mëdhenj të marketeve, ndërsa disa të tjerë kufizuan shpenzimet vetëm në produktet bazë.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha të shtunën se inspektorët po vazhdojnë kontrollet në të gjitha marketet kryesore në vend.

“Po, të gjithë kanë dalë në terren. Më shumë informacione do të ketë ditën e hënë. Mund të them se jemi pothuajse në të gjitha supermarketet kryesore dhe po bëhet një analizë e detajuar”, deklaroi Mickoski përpara gazetarëve.

Qeveria, gjithashtu, planifikon të ulë taksat parafiskale, që, sipas Mickoskit, do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve.

Nisma për bojkot nisi më 28 janar. Fillimisht, nisma u ndërmor në Kroaci, më 24 janar, dhe rezultoi me rënie prej më shumë se 50 për qind të shitjeve në të gjithë vendin.

Thirrje të ngjashme për bojkotin e supermarketeve më 31 janar u bënë edhe në Serbi, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni.

Në Maqedoninë e Veriut, u shpërndanë pamflete me thirrje “Bojkoto marketet”, kurse në rrjetet sociale u krijuan grupe që u bënin thirrje qytetarëve që të mos blejnë produkte për të paktën një ditë.

Autoritetet në këtë vend shprehën mbështetje për bojkotimin e dyqaneve.

“Ne i mbështesim qytetarët në bojkotim, mbi të gjitha të tregjeve që, viteve të fundit, kanë rritur jashtëzakonisht çmimet e produkteve pa asnjë logjikë ekonomike”, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi.

Në anën tjetër, nga opozita maqedonase dhe shqiptare akuzuan Qeverinë se është përgjegjëse për rregullimin e çmimeve.

“Te ne vërtet të shqetëson mosinteresimi dhe mosangazhimi i Qeverisë për të marrë masa. Madje me njëfarë cinizmi do të thosha, i mbështesin qytetarët të protestojnë, ndërsa në fakt protesta e qytetarëve, përveç për çmimet e larta dhe ndaj marketeve, duhet të jetë e drejtuar ndaj Qeverisë, sepse ajo është përgjegjëse për formimin e çmimeve“, tha Venko Filipçe, kryetar i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) në opozitë.

Nga partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkuan dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

“Në vend që të marrë masa për të frenuar inflacionin, për të ndalur rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, ministri i Ekonomisë bën propagandë boshe dhe u kërkon qytetarëve të bëjnë atë që është detyrë e qeverisë. Kjo Qeveri ka humbur çdo legjitimitet dhe çdo lidhje me realitetin”, u tha në kumtesën e BDI-së, më 29 janar.

Në Maqedoninë e Veriut, paga minimale është 22.567 denarë (367 euro). Ndërsa shporta minimale e shpenzimeve për një familje katër anëtarëshe në muajin janar arriti në 63.252 denarë (1.027 euro).

Në Mal të Zi, inflacioni nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte 30.5 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën deri në 41 për qind, sipas të dhënave nga Enti i Statistikave në këtë vend.

Në anën tjetër, zinxhirët tregtarë, gjykuar nga deklaratat tatimore, shënuan rritje prej 40 deri në 50 për qind të qarkullimit në vitin 2023, krahasuar me vitin 2021.

Në Shqipëri nuk janë bërë thirrje të ngjashme, ndërsa në Kosovë të shtunën kanë nisur të qarkullojnë disa fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin “Kosova bojkoton, 1-7 shkurt”.

Nuk është bërë e ditur kush qëndron mbrapa thirrjes.

Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori” ka thënë më 31 janar për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) se edhe Kosova do të mund t’i bashkohet nismës për bojkot nëse deri më 10 shkurt nuk do të ketë lëvizje mes partish, biznesesh, në veçanti nga Shoqata e Shitësve me Pakicë.

Pothuajse të gjithë artikujt që shiten nëpër marketet në Kosovë janë shtrenjtuar ndjeshëm nga viti 2020 në vitin 2024, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Panik në ishullin turistik të Santorinit, prej 24 orësh “breshëri” lëkundjesh sizmike
Artikulli tjetër Trump po i shpall “luftë” vendeve të BRICS-it

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.