KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren
AktualeAnalizeKryesoreSocialeSporti

Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2026 7:25 am
7 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se lista zyrtare e Kombëtares për ndeshjet e radhës do të publikohet më 18 shtator, në të njëjtën kohë me konferencën për shtyp të trajnerit Rolando Maran.

Por pas kësaj liste pritet të fshihet një panoramë shumë më e gjerë e futbollistëve të vëzhguar nga stafi i trajnerit italian.

Rolando Maran ka shpërndarë rreth 50 ftesa në funksion të këtij grumbullimi. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se të gjithë këta lojtarë do të jenë pjesë e listës përfundimtare. Trajneri ka dashur të ketë një panoramë sa më të gjerë, të vlerësojë gjendjen e lojtarëve dhe të shohë nga afër edhe disa profile të reja.

Për këtë arsye, lista përfundimtare pritet të jetë më e gjerë se zakonisht. Maran kërkon të ketë alternativa në dispozicion dhe njëkohësisht të testojë disa emra që mund të bëhen pjesë e Kombëtares në të ardhmen.

Një prej risive është Sabah Kerjota. Sulmuesi shkodran i Hearts ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Skoci dhe veçanërisht me golin e shënuar në minutën e 96-të, që i dha skuadrës së tij fitoren 2-1 ndaj Dundee-t më 6 shtator.

Risi priten edhe nga Dinamo City, me Klevi Qefalian, Usni Ismailin dhe Naser Alijin në listën e pritjes dhe të vëzhgimit. Qefalia dhe Ismaili janë emra të rinj për Kombëtaren A, ndërsa Aliji ka pasur më parë eksperiencë me fanellën kuqezi dhe mund të rikthehet në konsideratë.

Mungesa dhe rikthime

Sa i përket situatës së lojtarëve, mungesa e konfirmuar është ajo e Thomas Strakoshës. Portieri kuqezi ka pësuar një frakturë në kyçin e dorës dhe pritet të qëndrojë jashtë për të paktën katër javë, duke humbur kështu të katërta ndeshjet e këtij cikli. Në anën tjetër, Ernest Muçi është rikthyer në aktivitet dhe po vjen në një moment të mirë, ndërsa Rey Manaj dhe Taulant Seferi janë gjithashtu kandidatë për rikthim në grup. Nazmi Gripshi mbetet në dispozicion dhe nuk ka arsye të klasifikohet si mungesë për shkak dëmtimi.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet të hënën, më 21 shtator, ndërsa Shqipërinë e presin katër ndeshje në një hark shumë të shkurtër kohor.

  • 26 shtator, ora 20:45 – Shqipëri-Bjellorusi
  • 29 shtator, ora 20:45 – San Marino-Shqipëri
  • 3 tetor, ora 15:00 – Finlandë-Shqipëri
  • 6 tetor, ora 20:45 – Shqipëri-San Marino

Me rreth 50 ftesa të shpërndara paraprakisht, trajneri italian po kërkon të ketë një panoramë të plotë përpara vendimit final. Në listën e tij janë emrat e konsoliduar, rikthimet, por edhe futbollistë që mund të marrin për herë të parë një mundësi me Kombëtaren A. Lista zyrtare e 18 shtatorit do të zbulojë se cilët prej tyre do të jenë pjesë e grupit, por sinjalet janë të qarta: Maran po zgjeron ndjeshëm rrethin e lojtarëve të vëzhguar.

Marrë nga FSHF.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kokaina e kapur në Portin e Durrësit ishte fshehur në kontejnerët e ‘diMAL’

Kuvendi miraton këtë të enjte formulën e re për pagat e magjistratëve

KESH fillon proçedurën për të marrë në pronësi dy anijet e Vlorës

Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…

GJKKO jep 50 vite burg për Durim Bamin dhe të tjerët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Huthët sulmojnë Arabinë Saudite me raketa dhe dronë
Artikulli tjetër UEFA kopjon Champions League për kombëtaret

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aleksandër Vuçiç: Më 27 shtator do të jap dorëheqjen
Aktuale Koment Politike Rajoni 15 Shtator, 2026
Si u kthye sërish në qendër të skandalit ‘makthi i Greqisë’, Alket Rizai?
Fokus Kryesore Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane: Evropa mbetet peng i SHBA-ve dhe Kinës për inteligjencën artificiale
Bota HI-Tech Koment Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.