KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mashtrimi me “Call Center-at” nga kulla luksoze e Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mashtrimi me “Call Center-at” nga kulla luksoze e Tiranës
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Mashtrimi me “Call Center-at” nga kulla luksoze e Tiranës

Përditësimi i fundit: 19 Janar, 2026 11:36 am
219 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Infiltrimi i gazetarit italian të emisionit investigativ “La Lene” në Mediaset çoi në zbulimin e skemës së mashtrimit të “Call Center”-ave që operonin në dy kullat më luksoze të Tiranës. “Viktima” të tre vëllezërve pronarë, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, ishin shtetasit italianë.

Dy ditë më parë SPAK dhe agjentët e BKH-së mësynë në zyrat e tyre në “Atti Tower” duke arrestuar 6 persona; Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi, ndërsa në kërkim janë 3 vëllezërit.

Një numër i konsiderueshëm personash që punonin për kompaninë mashtruese telefononin njerëz të ndryshëm duke i nxitur të investonin në platformë, me shuma që nisnin nga 250 euro dhe arrinin në 200 mijë euro. Një nga këshillat që iu dha të infiltruarit të “Le lene” ishte se personat që telefonoheshin, nuk duhet të lejoheshin të fitonin më shumë se 30-50 euro në ditë që të nxiteshin për të investuar sërish.

Ndërkaq, një nga italianët e punësuar në “Call Center” i tregoi të infiltruarit të “Le lene” se ai vetë personalisht nga puna gjatë një muaji kishte arritur të fitonte 3500-10 000 euro në muaj. Brenda mjediseve të “Call Center”-it raportohet se telefonave personalë iu bllokohej kamera, në mënyrë që askush të mos filmonte dhe fotografonte.

“Call Center”-i në fjalë ruhej me roje. Ka qenë pikërisht këta që kanë dyshuar mbrëmjen 15 janarit se rreth godinës, kishte agjentë të infiltruar. Ata kanë njoftuar pronarët për një ndërhyrje të mundshme dhe brenda natës është urdhëruar lëvizja e çdo materiali, nga pajisjet deri tek dosjet, të dërgoheshin në një tjetër kullë luksoze, ku po përgatiteshin ambientet e reja të zyrës.

Kur agjentët e BKH-së kanë shkuar në “Atti Tower” zyrat janë gjetur të boshatisura dhe në një kohë të shkurtër është arritur lokalizimi i ambientit ku pajisjet ishin dërguar. Në kullën tjetër u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante materiale nga call centeri tjetër, që sapo ishte boshatisur në “Atti Tower”.

SPAK po vijon inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja, teksa falënderon posaccërisht stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të  “Mediaset”, puna e të cilëve zbuloi mashtruesit.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Z.Askush” – djaloshi që sfidoi Putinin
Artikulli tjetër Presidenti i Guatemalës shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.