Maturantët kanë lajmëruar për zhvillimin e një proteste ditën e nesërme. Protesta është njoftuar për në orën 10:00 të paradites para Ministrisë së Arsimit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, maturantët kërkojnë arsim cilësor dhe transparent, ndërsa bëjnë me dije se do të protestojnë: Kundër një sistemi të dështuar; Kundër padrejtësive në provimet e maturës.
Maturantët shprehen gjithashtu se janë përballur me padrejtësi gjatë zhvillimit të provimeve të maturës.
Marrë nga Newsbomb.al