Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa në disa qytete janë raportuar problemet e para. Vendi unë është përfshirë nga reshje të dendura të shiut ndërsa në disa qytete raportohet edhe për dëborë.Mësohet se në Bulqizë kanë rënë temperaturat ndërsa vendi është zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës kanë filluar në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, teksa raportohet se ka patur reshje edhe në afërsi të minierave të Zonës D, si dhe tek minierat e Tërnovës dhe ato të Martaneshit.
Aksi Tamarë-Vermosh është zbardhur nga reshjet e borës, po ashtu edhe në Qafë Thore raportohet se trashësia ka arritur deri mbi 50 cm. Qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme, teksa borëpatrueset kanë punuar për pastrimin e akseve. Megjithatë, rekomandohen që përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe duke respektuar sinjalistën rrugore.
Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu ka përshirë edhe qytetin bregdetar të Durrësit. Në kushte të tilla të motit, është pezulluar prej 3 ditësh aktiviteti i peshkimit. Kapiteneria e peshkimit ka njoftuar se stuhitë detare rrrezikojë anijet e peshkimit, për këtë arsye nuk do të dalin në det për për të zhvilluar aktivitetin e tyre duke bërë që të ketë më pak prodhim. Sipas njoftimit të kapitenarisë, bëhet fjalë për rreht 150 mijë anije peshkimi. Moti i përkeqësuar, ka shkaktuar probleme me anijet e peshkimit e si rrjedhojë ka patur një reduktim të sasië së prodhimeve të detit në restorante dhe dyqane peshku. Kjo shkakton edhe një krizë në sektorin më të rëndësishëm ekonomik në Durrës, pasi qindra restorante, hotele dhe dyqane peshku janë të lidhura me me aktivitetin e peshkimit.
Raportohet se disa fshatra në Skrapar dhe Kuçovë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në rrethin e Kuçovës janë dëmtuar 6 kabina elektrike, duke lënë pa energji prej orëve të para të mëngjesit rreth 200 abonentë në zonën Gegë-Frashër. Ndërkohë, si pasojë e erërave të fortë, OSHEE në Berat njofton se është dëmtuar fidri nr.9 në nënstacionin e Çorovodës, duke lënë pa energji elektrike rreth 40 abonentë. Mësohet se fshatrat e thella malore: Leshenje, Potom, Kostren e Tomorr kanë mbetur pa energji prej disa orësh.