KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
AktualeFokusKryesoreOpinionSociale

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2026 10:23 am
114 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Bashkim Shala

 

Në fund të muajit maj ndodhesha në Strasburg, prej nga u ktheva në Tiranë në ditën e dytë të protestave ku pata rastin të marr pjesë. Nuk është hera e parë që vizitoj Strasburgun, pasi aty është shkolluar vajza ime, e cila jeton dhe punon prej dy vitesh në këtë qytet.

Kësaj radhe pata rastin të informohem për një fakt që m’u duk interesant dhe që dua ta ndaj me publikun meqë jemi në kulmin e protestave me sfond mjedisin.

Kur po darkonim në një restorant me gatime tradicionale franceze, në tavolinën ngjitur ishte kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë së Strasburgut, një grua e thjeshtë rreth të 60-ave.

“Dhëntë Zoti po na vret mushkonjat,” më thotë ime bijë.

Strasburgu përshkohet nga një lumë piktoresk me bimësi të zhvilluar, një strehë për mushkonjat që shqetësojnë banorët, sidomos gjatë stinës së verës.

Deri në zgjedhjet e fundit vendore që u mbajtën në Francë këtë pranverë, ky qytet drejtohej nga një kryebashkiake me origjinë armene, që vinte nga një parti e gjelbër.

Për katër vjet, qytetarët e Strasburgut janë ankuar nga mushkonjat, pasi kryebashkiakja nuk i vriste, pra nuk dizenfektonte bimësinë anës lumit që ishin streha kryesore e mushkonjave. Ndërkohë, ndriçimi rrugor ndizej në orët e vona për të kursyer energjinë.

Strasburgu është një qendër e Europës me seli për Këshillin e Evropës, Parlamentin europian dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, por pavarësisht kësaj, kryetarja që përfaqësonte partinë e gjelbërt nuk u tundua të vrasë mushkonjat për shkak të kauzës së partisë së saj.

Prej më shumë se një jave, në Shqipëri dhe në diasporë po mbahen protestat e njohura tashmë me emrin “Flamingo Revolution” – ku fotot e këtij shpendi të bukur janë ekspozuar edhe në zyrat e CNN.

Tashmë, flamingot mund të konsiderohen si “pula që bën vezë të arta”, një thënie e njohur që bazohet te fabula e Ezopit dhe përrralla klasike e La Fonten, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm kundër lakmisë.

Këtë fabul e ka përdorur 15 vjet më parë i ndjeri Claude Jacquot, ish-deputet në Asamblenë Nacionale të Francës në vitet 1997-2002, por edhe i Parlamentit Europian, i njohur si mik i shqiptarëve dhe në veçanti i tropojanëve.

Në një takim në Tropojë të Vjetër më 9 prill 2009, Jacquot u la një porosi tropojanëve.

“Ne në Francë kemi një shprehje: nuk duhet ta therësh pulën që prodhon vezë të arta,” tha ai në praninë e pushtetarëve vendorë të Tropojës, duke pasur parasysh mbrojtjen e luginës së Valbonës. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, lumit Valbona dhe luginës së saj i ka mbetur vetëm emri.

Fabula klasike e Ezopit përcjell një mesazh ekonomik dhe social. Kjo fabul përkthehet kundër shkatërrimit të aseteve prodhuese (bizneseve ose burimeve të qëndrueshme) për përfitime të menjëhershme dhe shkatërruese që po ndodhin në Shqipëri, përfshi edhe lagunën e Nartës dhe zonën e Zvërnecit.

Ndaj “Flamingo Revolution” nuk duhet injoruar, nëse mendojnë të shkojmë ndonjëherë në Europë, ku në zemrën e saj në Strasburg nuk guxojnë të vrasin as mushkonjat.

 

Marrë nga Droni.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Diaspora i bashkohet “Revolucionit Flamingo”
Artikulli tjetër Vangjel Tavo u jep partnerëve të Gjikurisë, menaxhimin e tokave të himariotëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën
Analize Bota Politike Zhvillim 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.