KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndërron jetë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndërron jetë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos
AktualeKomentKryesoreSociale

Ndërron jetë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos

Përditësimi i fundit: 25 Janar, 2025 7:33 pm
131 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndërroi jetë sot në një spital të Athinës, në moshën 95 vjeçare.

Në ditët mes ndërrimit të viteve ai u shtrua në një nga spitalet e Tiranës dhe më pas u dërgua në Spitalin e Ungjillëzimit në Athinë.

Nga mesi i vitit 1992 Anastas Janullatos u zgjodh kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë së sapodalë nga diktatura komuniste, e cila ndaloi besimet fetare, si dhe vrau e burgosi shumë klerikë e besimtarë.

“Ngjallja forcon shpresën se do të mposhten përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsioni, gënjeshtra dhe arroganca, që e vrasin paqen”, theksonte kryepeshkopi Anastas në mesazhet e tij publike.

I lindur në Pire të Greqisë, Kryepeshkopi Anastas mbajti 8 vjetët e fundit të jetës edhe shtetësinë shqiptare.

Ai mbërriti në Tiranë bashkë me polemikat mbi kombësinë greke të drejtuesit kryesor të Kishës Ortodokse shqiptare, si dhe për lidhjet e ngushta të tij me Greqinë, ndonëse formalisht i mikpritur nga ish Presidenti Sali Berisha dhe autoritetet shtetërore.

Pakënaqësitë mbi kombësinë e Kryepeshkopit Anastas dilnin në pah sa herë që tensionoheshin marrëdhëniet diplomatike shqiptaro – greke, edhe pse nuk ekzistonte ndonjë lidhje midis këtyre temave.

Sulmet politike nga grupe pranë pushtetit arritën kulmin në vjeshtën e vitit 1994, kur ish Presidenti Sali Berisha përfshiu një nen në projekt-Kushtetutën e rrëzuar me referendum, i cili synonte largimin e Kryepeshkopit Anastas.

Në atë nen thuhej se “kryetarët e komuniteteve të mëdha fetare duhet të jenë shtetas shqiptarë, të lindur në Shqipëri dhe me banim të përhershëm në të në 20 vjetët e fundit”, ndërsa vendi sapo kishte dalë nga izolimi komunist jo vetëm me kisha të shkatërruara, por edhe me mungesa të mëdha në udhëheqësinë e arsimuar klerikale, e cila ishte burgosur, vrarë dhe përndjekur gjatë disa dekadave të diktaturës.

Refuzimi i kësaj projekt-Kushtetute nga qytetarët me votim në Referendum fashiti për një kohë presionet e qarqeve politike ndaj Kryepeshkopit Anastas, ndërsa Kushtetuta e re e miratuar më 1998 shpalli liritë fetare dhe pavarësinë e bashkësive fetare.

Por kundërshtimet ndaj tij mbeten aktive edhe sot në grupe të vogla besimtarësh dhe politikanësh.

Megjithatë nga viti 2010 ai mban medaljen e Presidencës së Republikës “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu”, si dhe shtetësinë shqiptare që nga viti 2017.

“Histeria e konsumizmit dhe indiferenca shpirtërore e rrudhin interesin fetar. Kisha vazhdimisht na zbulon se Perëndia është dashuri”, thoshte kryepeshkopi Anastas.

Për më shumë se tre dekada Kryepeshkopi Anastas drejtoi ringritjen e kishës dhe besimit ortodoks në Shqipëri, si dhe ndërtimin e rreth 500 objekteve të kultit anembanë vendit.

Mes tyre janë edhe restaurimet e dhjetëra kishave të vjetëra shqiptare nga tradita e hershme shumëshekullore.

Ai ngriti pesë qendra mjekësore, një akademi teologjie, një universitet, dy institute, një lice, 5 shkolla filore e të mesme.

Kryepeshkopi Anastas ishte diplomuar për Teologji në Universitetin e Athinës në mesin e shekullit të kaluar, dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në këtë fushë në Universitetin e Hamburgut në Gjermani.

Ai iu kushtua studimeve dhe shërbimeve fetare nga rinia e deri në fund të jetës së vet.

Zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe titujve nderimi nga shumë shtete, Kisha dhe universitete, Kryepeshkopi Anastas ishte profesor dhe doktor nderi në qendra shkencore e fetare në Greqi, Shqipëri, SHBA, Itali, Rumani, Austri, Rusi, Gjeorgji, Egjipt.

Kryepeshkopi Anastas është autor i një serie librash fetarë e sociologjikë, përkthimesh dhe artikujsh në periodikë të ndryshëm, si dhe një nga kontribuesit e harmonisë ndërfetare në Shqipëri.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç themelon lëvizje të re, Serbia “paralizohet” nga një grevë e përgjithshme
Artikulli tjetër Sinodi i Shenjtë i Kishës mblidhet pas ndarjes nga jeta të Janullatos, zbardhen vendimet që u morën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.