KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndotja kërcënon Drinin dhe degët e tij në tre shtete të Ballkanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndotja kërcënon Drinin dhe degët e tij në tre shtete të Ballkanit
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Ndotja kërcënon Drinin dhe degët e tij në tre shtete të Ballkanit

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2025 2:12 pm
148 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Radivoje Krasic u rrit në brigjet e Drinit të Bardhë, lumit më të gjatë të Kosovës.

“Ne mësuam të notonim këtu kur ishim të vegjël dhe kalonim orë të tëra pranë lumit, duke ruajtur bagëtitë”, tha Krasic, një peshkatar nga qyteti Gorazhdevc në Kosovë. “Uji ishte i pastër dhe i sigurt për t’u pirë; nuk kishte mbeturina.”

Sot është shumë ndryshe. Ujërat e zeza derdhen të patrajtuara në Drinin e Bardhë dhe brigjet e tij janë të mbushura me mbeturina. “Isha në breg të lumit së fundmi dhe ishte e tmerrshme”, tha Krasic.

Drini i Bardhë dhe ujëvarat e tij kanë qenë prej kohësh një tërheqje për vizitorët e mahnitur nga shfaqja e fuqisë së egër të natyrës.

Nga shpati jugor i malit të Zhlebit, lumi rrjedh 175 kilometra, hyn në Shqipëri dhe bashkohet me Drinin e Zi nga Maqedonia e Veriut, duke u shndërruar në lumin Drin, i cili vazhdon në perëndim drejt detit Adriatik.

Drini dhe dy degët kryesore të tij po ndoten gjithnjë e më shumë: qeset plastike, tekstilet dhe mbeturinat e tjera kanë mbushur brigjet e tij; inertet formojnë deponi të mëdha të paligjshme të dukshme edhe në imazhet satelitore të Google; dhe gërmimi ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme shtratin e lumit.

Ambientalistët thonë se situata është bërë kritike, me pasoja si për mjedisin ashtu edhe për shëndetin publik.

Në një pyetësor të realizuar nga Radio Gorazhdevc, gjysma e të anketuarve thanë se duhet të vendosen gjoba më të larta për ndotësit; një e katërta bëri thirrje për një menaxhim më të mirë të mbetjeve dhe pjesa tjetër thanë se autoritetet vendore duhet të përfshihen më shumë.

“Nëse nuk veprojmë tani, këta lumenj së shpejti do të bëhen të pajetë, duke privuar gjeneratat e ardhshme nga përfitimet e tyre mjedisore dhe të qëndrueshme”, tha Dijesa Morina, menaxhere e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, Promovimi i Qasjes Universale në Ujë të Pastër.

Metale të dëmshme

Në Strugë, në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut, Drini i Zi shërben si burim i rëndësishëm i ujit të pijshëm dhe vaditjes për tokat bujqësore. Megjithatë, ndotja nga fabrikat, deponitë ilegale dhe mbeturinat nga Liqeni i Ohrit, burimi i lumit, janë fajësuar për rënien e ndjeshme të të popullatave të krapit, troftës dhe ngjalës.

Në Shqipëri, në një pyetësor të kryer nga Citizens.al, 94 për qind e të anketuarve raportuan se kishin parë një rënie të peshkut dhe vegjetacionit në Drin; tre të katërtat thanë se problemi kërkon një menaxhim më të mirë të mbetjeve dhe përfshirje më të madhe të autoriteteve vendore.

Në raportin e saj më të fundit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit e Shqipërisë, AKM, vuri në dukje praninë e kadmiumit – një metal i butë që gjendet në mineralet e zinkut – dhe plumbit në ujë në dy fshatra në rajonin e luginës së lumit Drin të Dibrës, të cilat të dyja mund të shkaktojnë probleme shëndetësore edhe në sasi të vogla.

Ndërkohë, projektet energjetike dhe infrastrukturore, përfshirë katër diga, kanë ndryshuar ndjeshëm rrjedhën e lumit Drin në Shqipëri.

Biologu dhe eksperti mjedisor Jak Gjini, anëtar i OJQ-së mjedisore Klubi Ekologjik i Lezhës, e përshkroi seksionin që kalon përmes Lezhës si një “lum të vdekur”, shumë të ndotur nga shkarkimet urbane, industriale dhe bujqësore që shkaktojnë eutrofikim, kur lëndët ushqyese – si fosfori dhe azoti – grumbullohen dhe shkaktojnë rritje të tepruar të bimëve dhe alkozave.

Reduktimi i sedimentit bën që uji i detit të depërtojë në tokë, tha ai, duke rrezikuar zona si Laguna Kune-Vain.

“Është një fenomen që e kam parë vetë dhe tregon situatën e rëndë me të cilën përballemi”, tha Gjini. “Përveç ndotjes masive, jemi në prag të një katastrofe sa i përket cilësisë dhe përdorimit të tokës.”

Në vitin 2023, AKM-ja e raportoi cilësinë e ujit në Drin si “të dobët”; në vitin 2018, cilësia e ujit u vlerësua “e moderuar”.

Masat në nivel komunal, megjithatë, shpesh pengohen nga burokracia, ndarjet politike dhe mungesa e parave.

Në Kosovë, Morina theksoi cenueshmërinë e rrjetit hidrografik të Kosovës – të gjithë lumenjtë sipërfaqësor dhe nëntokësor, përrenjtë, kanalet dhe liqenet – i cili mbulon rreth 11,000 kilometra katrorë, por ruan vetëm 500,000 metra kub ujë në rezervuarë.

“Ne kemi burime të kufizuara ujore dhe çështje të shumta mjedisore, siç janë ujërat e zeza të patrajtuara, efluentet industriale dhe mbeturinat e ngurta”, tha Morina. Nxjerrja e zhavorrit dhe hidrocentralet po devijojnë rrjedha të tëra ujore dhe po i shtyjnë lumenjtë drejt kolapsit, tha ajo për BIRN.

Ndotësit i shpëtojnë ndëshkimit

Aktivistët mjedisorë po bëjnë thirrje për veprim urgjent.

“Peshkimi në këto kushte duhet të ndalet, pasi peshqit nga ky mjedis toksik paraqesin rreziqe serioze”, tha aktivisti strugan Nderim Pollozhani.

Atij iu bashkua Shuip Marku, një aktivist në Dibër, i cili paralajmëroi dëmin e shkaktuar nga mbetjet e minierave dhe ujërat e zeza, të cilat ulin nivelin e oksigjenit në ujë dhe dëmtojnë specie të rëndësishme ekologjikisht.

Megjithatë, gjobat nuk duket se i pengojnë ndotësit.

Në Maqedoninë e Veriut, komuna e Strugës nuk iu përgjigj kërkesës për koment, ndërsa komuna e Ohrit tha se nuk kishte “juridiksion”.

Në Dibër të Maqedonisë së Veriut, komuna lokale tha se inspektorët e saj nuk kishin identifikuar ndonjë ndotës ose nuk kishin vendosur ndonjë gjobë.

Në Shqipëri, kompanitë që zbulohet se kanë ndotur mjedisin përballen me gjoba që variojnë nga afërsisht 5,000 euro deri në 26,000 euro. Ligji parashikon gjithashtu dënime me burg nga një deri në 15 vjet për shkelje më të rënda.

Por pa asnjë shenjë se një dënim i tillë është një parandalues ​​efektiv, kritikët thonë se shpresa e vetme vjen nga nismat e pavarura, si ajo e ekspertit mjedisor Lulzim Baumann. Këtë vit, Baumann dhe një ekip vullnetarësh mblodhën rreth 30 ton mbetje plastike nga ujërat përreth Kukësit në veri të Shqipërisë.

“Nëse bëhet dy herë në vit për tre deri në katër vjet rresht, kam besim se kjo do të sjellë një ndryshim thelbësor”, tha Baumann. Por kjo varet nga mbështetja financiare e Bashkisë Kukës, duke pasur parasysh koston prej 40 mijë eurosh për të sjellë skafin nga Gjermania dhe për ta punuar atë për tre muaj.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament

Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme

Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekrem Lluka nga Peja, investitor strategjik në Shëngjin; në Kosovë i pandehur për pastrim parash
Artikulli tjetër Zbulimi i një vile antike pezullon rindërtimin e shkollës në Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
16 tē plagosur me plumba policie brenda një jave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Erion Vishkulli publikon foton pas operacionit në Itali
Aktuale Koment Kryesore Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.