KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndryshon projekti, nga 14 ngrihet, në 41 kate “çibani” te Garda!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndryshon projekti, nga 14 ngrihet, në 41 kate “çibani” te Garda!
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Ndryshon projekti, nga 14 ngrihet, në 41 kate “çibani” te Garda!

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2025 10:28 am
406 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një aferë e stërmadhe është gatuar në një nga pronat më të lakmuara publike, ku me vendime të dyshimta, territori i ish-Gardës së Republikës, në hyrje të Liqenit Artificial, është tjetërsuar. Godinat dhe garnizoni i Gardës, që ka funksionuar në atë vend që prej kohës së italianëve, po shndërrohet dita-ditës në një kantier të stërmadh, ku jepen dhe ndryshohen lejet sipas oreksit të njërës apo tjetrës palë.

Madje ndryshohen edhe studimet e të gjithë zonës, teksa leja fillimisht ishte për 14 kate dhe tashmë ka shkuar në 41 kate. Me vendime të befta të të gjithë zinxhirit, prona fillimisht u shkëmbye dhe më pas po me vendime të dyshimta leja u ndryshua. Kaq shumë “ndere” kanë bërë pronarët e pronës dhe firmës që ka marrë lejet?

Sipas dokumenteve, Këshillit Kombëtar i Territorit, në datën 24 dhjetor 2024 ka vendosur “për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin godinë me funksion hotel ‘Nova Hotel Five Star”, zyra, shërbime dhe banim 35 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”.

Vendimi përcakton se projekti ka një sipërfaqe totale prej 45.400 metër katrorë, e cila është e shpërndarë në funksione të ndryshme për të mbështetur nevojat e përdoruesve dhe për të optimizuar përdorimin e hapësirave. Objektit i janë dedikuar 3 funksione kryesore; zyra, banim dhe hotel. “Çdo funksion është organizyar në mënyrë që të ofrojë kushte optimale për aktivitetet përkatëse duke sugjeruar një përvojë të kënaqshme për përdoruesit” thuhet në vendim.

KKTU ka përcaktuar se zyrat janë të shpërndara në një krah të objektit dhe shtrihen nga kati 0 deri në katin 16. Ky sektor përfshin një sipërfaqe prej 8.000 m2.

Më pas janë hapësira për hotelin që është gjithashtu i shpërndarë në një krah të objektit dhe shtrihet nga kati 0 deri në katin 16. Ky sektor ka një sipërfaqe prej 2,650 m2.

Më pas janë hapësirat e banimit që zhvillohet mbi katin e 18 dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 20.350 m2. “Do të jenë gjithsej 6 kate nëntokë që janë të dedikuara për parkim dhe ambiente teknike” thuhet në vendim.

Firma ndërtuese e këtij projekti ka ndryshuar disa duar, ku deri në vitin 2008 aksioner ka qenë edhe z. Arben Pëllumbi, deputet i PS-së dhe i shpallur investitor strategjik nga qeveria së fundmi.

Ajo quhet Ferro Beton Construction Co dhe është në pronësi të z. Ilir Shtufi dhe Mark Luli.

Po, ku do të ndërtohet çibani 41 kate? Sipas dokumenteve, kulla do të ndërtohet në ish-pronën shtetërore në te ish-Garda e Republikës. Në letra shkruhet se pronarë aktualë janë z. Ilir Shtufi dhe znj. Aida Dushku.

Po në këto dokumente, përcaktohet se projekti ka si qëllim të thyejë barriera dhe të krijojë një lidhje organike mes qytetit dhe parkut. “Duke nxjerrë përtej kufijve aktualë të Gardës dhe një pronë private, do të krijohet një hapësirë prej rreth 45.000 m2 që do të jetë plotësisht e aksesueshme për publikun. Kjo do t’u ofrojë qytetarëve një mundësi të re për tu angazhuar me natyrën dhe për të shikuar hapësira të hapura dhe të gjelbëruara duke përfshirë parqe infrastrukture të re dhe objekte publike” shkruhet rëndom në këto dokumente.

Në datën 23 shtator 2020, qeveria mori një vendim me numër 763 për shkëmbimin e një sipërfaqe të pronës shtetërore “Garda e Republikës, Garnizon” me një pronë në hyrje të Parkut.

Bëhet fjalë për pronën që po ndërtohet çibani 41 kate dhe një tjetër pronë e zonjës Aida Dushku. Pronat janë me sipërfaqe 1470 metra, ku qeveria vendosi që të bëjë këtë shkëmbim, me shoqërinë “Dushku S.A”.

Disa vite më parë, ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi ndërtimin te territori i Gardës së Republikës. Ai tha se me leje të diskutuara u mor një vendim për ndërtim të një pallati 14 katësh.

Por, koha kaloi dhe numri 14 u kthye nga ana tjetër, duke e bërë pallatin plot 41 katësh. U ndryshuan studime dhe u bënë projekte të reja, me qëllim që çibani i radhës të ishte sa më i lartë. Madje, në një territor ish-shtetëror dhe në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fushata fasadë, me pak esencë
Artikulli tjetër Tuneli i Llogarasë, një vrimë e errët në buxhetin e shtetit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.