KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga Zvërneci deri në Rrjoll, shqiptarët po thonë boll!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Nga Zvërneci deri në Rrjoll, shqiptarët po thonë boll!
FokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Nga Zvërneci deri në Rrjoll, shqiptarët po thonë boll!

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2026 10:24 am
220 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

“Nga Zvërneci deri në Rrjoll, shqiptarët po thonë boll!” ishte thirrja që udhëhoqi protestën e dytë të mbajtur në Tiranë pasditen e së hënës kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë dhe rrethimit të plazhit të Dalanit në Zvërnec.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në Ministrinë e Mjedisit, për tu zhvendosur më pas në Ministrinë e Brendshme ku simbolikisht rrethuan godinën me tela me gjemba, duke e krahasuar atë me gardhin e ngritur në zonën bregdetare të Zvërnecit që kufizon hyrjen në plazh.

Njëzëri qytetarët thirrën “Anulo projektin” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, jo e oligarkëve”, ndërsa marshuan më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe para Kryeministrisë.

Mirela Ruko nga Lëvizja Bashkë u shpreh se gardhi na ndalon nga ajo që është pronë publike, pasi një pjesë e asaj pasurie është pronë e banorëve të Zvërnecit.

“Ajo është e shqiptarëve dhe duhet të ngelet e shqiptarëve. Prej një muaji ka vendosur gardhin, kur kam shkuar atje para një muaji se doja të mbaja një qëndrim, më është dashur të futem nëpër ferra për t’ju afruar kantierit. Ndërkohë që ata që ishin brenda ishin hajdutët, kurse mua mu duk vetja si hajdute duke u futur nëpër ferra për të parë një pronë publike”, u shpreh Ruko me megafon.

Sipas Rukos, policia e shtetit ka braktisur çdo protestues kur u zhvilluar protesta e 30 Majit në Zvërnec.

Protesta e sotme bëri bashkë edhe aktivistë e përfaqësues komunitetesh nga zona të ndryshme të vendit dhe banorë që prej muajsh kundërshtojnë projekte të ngjashme zhvillimi sikurse në Rrjoll.

“Kemi tre muaj që luftojmë me banditë në fshatin Rrjoll. Kryeministri shqiptar mendoi se ju kërkoi vlonjatëve falje. Mos ju shkojë mendja se ai kërkon falje kujt. Ai është mashtruesi më i madh që ka njohur njerëzimi. Nga Saranda deri në Vermosh, ky pretendon që Shqipërinë ta ndërrojë me njerëz të huaj që nuk i përkasin Shqipërisë” u shpreh Prek Molla, banor i Rrjollit.

Edhe Luçiana Boci, banore e Rrjollit tha përmes megafonit se nuk janë në protestë për parti dhe nuk ka asnjë që ti përçajë.

“Ka katër muaj që dhunohen banorët e Rrjollit që dhunohen. Me Zvërnecin u mbush kupa”, u shpreh Luciana Boci.

Të pranishëm ishin edhe banorë të Durrësit të cilët prej kohësh kundërshtojnë projektin TID Durrës.

“Do të na marrë shtëpinë. Do të na vjedhë tokat, pronat tona të ligjshme. Sot do ta rrethojmë ne Kryeministrinë me tela me gjemba. Kjo polici është polici e turpit që i tërheqin zvarrë shqiptarët”, u shpreh Rita Kazazi nga Durrësi.

Mes thirrjesh në megafon aktivisti Edison Lika u shpreh se: “Ne jemi këtu të gjithë njëzëri për të thënë se ne nuk tërhiqemi”.

Çështja e pronave është një çështje e ndjeshme në Shqipëri për shkak të konflikteve ndër vite dhe shpesh privatizimeve me dokumente të rreme, duke i lenë prej vitesh shqiptarët në procese gjyqësore, pa marrë pronën e tyre.

Edviol Kullolli, një i ri nga krahina e Dukatit u shpreh se kjo betejë për pronat vijon edhe sot.

“Ne kemi 36 vjet që sorollatemi nëpër zyra për të marrë pronat e stërgjysheve dhe katragjysheve tanë, por kemi edhe 16 vjet beteja përplasje, arrestime dhe keqtrajtime për të marrë pronën tonë”, u shpreh ai.

Ndërsa shtoi më tej se ka ardhur koha të ndryshojmë sistemin.

Qytetarët lajmëruan vijimin e protestave edhe ditën e martë, në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Rama: “Të anuloj projektin? Cilin projekt?”

Në një reagim në platformën X, pas mbylljes së protestës kryeministri Rama u shpreh se nuk ka se çfarë projekti të anulojë, kur nuk ka një të tillë.

“A e dini pse nuk ka projekt? Sepse projekti po punohet nga pesë nga studiot më prestigjioze në botë! Klikoni te Kengo Kuma (Japoni), Bjarke Ingels (Danimarkë), Jean Nouvel (Francë), Emre Arolat (Turqi), K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik”, u shpreh Kryeministri Rama.

Sipas tij, kur projekti të jetë gati, do ta paraqesë publikisht, siç bëjmë gjithmonë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, veçanërisht për një investim historik si ky.

Ai u ndal sërish te fakti se narrativa kundër investimit në këtë zonë është e gabuar, pasi nuk ka investim nga izraelitët, sikurse është paraqitur në rrjete sociale.

“Janë miq të dashur amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari – ky i fundit është bashkëpronar i konglomeratit gjigant Power Holding – pra nga një vend që nuk ka lidhje me Izraelin, por ndryshe nga djajtë e trushpërlarë dhe brutalë që duan ta “mbrojnë” Zvërnecin nga pushtimi izraelit, ata janë myslimanë vizionarë dhe të përulur ndaj Allahut dhe ndaj punës”, u shpreh Rama në një komunikim të gjatë.

Çfarë dimë për projektin në Zvërnec?

Protesta lidhet me projektin “Zvërnec Peninsula”, i cili parashikon ndërtime banimi, hotele deri në tetë kate dhe një port në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro–Nartë, një nga zonat më të ndjeshme të bregdetit shqiptar.

Emri i kompanisë që po kryen punimet, “Zvërnec South Adriatic Development”, u bë publik nga IKMT vetëm pas presionit mediatik. Sipas institucionit, kompania po kryen punime përgatitore për rrethim dhe ndërtim rrugësh mbi bazën e një lejeje të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 29 prill 2026.

Megjithatë, vendimi i plotë nuk është publikuar për qytetarët, ndërsa IKMT ka sqaruar se leja e zhvillimit ende nuk është lëshuar dhe se punimet aktuale konsiderohen “përgatitore”.

Sipas dokumenteve zyrtare të raportuara më herët nga Citizens.al, pas kompanisë qëndrojnë dy pronarë përfitues me nga 50%: Nikita Maximovich Vinogradov, shtetas holandez i lindur në vitin 1991, dhe Zoya Georgieva Gyurova, shtetase bullgare e lindur në vitin 1988.

Pronësia kalon përmes një zinxhiri kompanish të regjistruara në Holandë, përfshirë “Universal Properties Projects B.V”, “Blue Industries Investment Holding B.V” dhe “Dutch Trust Management B.V”, e cila në ekstrakt shënohet si subjekti që “ushtron kontrollin e fundit mbi trust”.

Në të njëjtën zonë, protestuesit dhe banorët kanë denoncuar rrethimin e territorit me tela me gjemba deri në det, mungesën e tabelave informuese dhe mungesën e përfaqësuesve të kompanisë apo institucioneve që të japin sqarime në terren.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Projekti i ri: Turqia, si parajsë fiskale për miliarderët dhe pensionistët e huaj
Artikulli tjetër Pronësia e medias dhe lidhjet me pushtetin ekonomik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.