Shoqata “Together for Life” ka publikuar rezultatet e studimit kombëtar: Ngacmimet seksuale në vendin e punës. Ky raport, i realizuar në kuadër të projektit “Sinergji për fuqizimin e Vajzave dhe Grave”, me mbështetjen e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta është realizuar pasi ngacmimi seksual në vendin e punës mbetet mjaft prezente në shoqërinë tonë.
Në masë të madhe, në Shqipëri vendi i punës nuk bën përjashtim nga vendet ku mund të përballemi me fenomenin e ngacmimit seksual.
Sipas statistikave të Together for Life, 1 në 10 punëmarrës ka përjetuar të paktën një herë gjatë jetës së tij ngacmim seksual në ambientin e punës.
11% e të punësuarve kanë përjetuar të paktën një herë ngacmim seksual në punë, ndërsa gjinia që ka pësuar më shumë ngacmim seksual në dy vitet e fundit është ajo femërore, ku 20% të shprehen se janë ankuar.
Por edhe pse ka një ndërgjegjësim në vitet e fundit, ende besimi në drejtësi është i vogël, kjo sjell edhe frikë nga ana e punëmarrësve të ankohen apo denoncojnë rastin.
Kjo situatë kërkon vëmendje urgjente dhe një angazhim të përbashkët për të krijuar një ambient pune të sigurt dhe respektues për të gjithë. Punëdhënësit në sektorin publik dhe privat duhet të ndërmarrin masa efektive për të parandaluar dhe trajtuar çdo formë të ngacmimit seksual, duke ofruar mbështetje për viktimat dhe duke inkurajuar denoncimin e këtyre sjelljeve.
Marrë nga Newsbomb