KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një vit para zgjedhjeve 2027, Bashkia Tiranë rrit pagat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një vit para zgjedhjeve 2027, Bashkia Tiranë rrit pagat
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Një vit para zgjedhjeve 2027, Bashkia Tiranë rrit pagat

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 11:32 am
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një vit përpara zgjedhjeve vendore të pranverës 2027, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar rritje pagash që përfshin të gjithë piramidën e administratës vendore, duke filluar nga drejtuesit më të lartë, te njësitë administrative dhe deri te lista e gjatë e institucioneve në varësi, si edhe Policia Bashkiake.

Vendimi i marrë në fund të muajit mars, me efekte financiare që llogariten që nga 1 janari i këtij viti, përfaqëson një ndërhyrje të koordinuar në të gjitha nivelet e strukturës së Bashkisë.

Rritja nuk është selektive, por horizontale, duke përfshirë të parin e kryeqytetit dhe drejtuesit e lartë, administratën qendrore të bashkisë, njësitë administrative, si dhe një gamë të gjerë institucionesh të varësisë, nga drejtoritë funksionale, te shërbimet publike, qendrat sociale, institucionet kulturore dhe sportive.

Në analizë të përgjithshme, skema e re e pagave konfirmon një trend të dyfishtë: rritje më të moderuar për nivelet drejtuese dhe rritje dukshëm më të lartë për specialistët dhe punonjësit e shërbimeve. Kjo qasje synon jo vetëm ruajtjen e ekuilibrit financiar, por edhe adresimin e diferencave në bazën e administratës, aty ku pagat historikisht kanë qenë më të ulëta.

Efekti financiar që nis nga 1 janari 2026 nënkupton se punonjësit përfitojnë jo vetëm nga paga e rritur në vazhdim, por edhe nga diferencat për muajt e kaluar të vitit, duke e bërë ndikimin ekonomik më të menjëhershëm.

Në planin politik dhe institucional, kjo rritje vjen në një moment të ndjeshëm. Me zgjedhjet vendore të planifikuara për pranverën e vitit 2027, vendimi shihet si një lëvizje që synon të rrisë motivimin e administratës më të madhe vendore në vend. Një administratë me paga më të larta pritet të jetë më e angazhuar dhe më e mobilizuar, në një kohë kur sinjalet e një fushate të nisur herët janë tashmë të dukshme.

Në këtë këndvështrim, rritja e pagave nuk është vetëm një masë ekonomike apo sociale, por edhe një instrument që mund të ndikojë në dinamikat e brendshme të administratës dhe në rolin e saj gjatë muajve të ardhshëm. Bashkia e Tiranës, si punëdhënësi më i madh në nivel vendor, po konsolidon kështu një “armatë” më të motivuar, në prag të një cikli të ri elektoral.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aeroportet europiane paralajmerojnë probleme të mëdha me fluturimet
Artikulli tjetër Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.