KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2026 11:43 am
58 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut ka miratuar një rezolutë që e përcakton 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të njihet çdo vit në këtë qytet. Nisma vlerëson historinë shqiptare dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në jetën e qytetit.

Një lajm i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen nga New Yorku, ku Këshilli i Qytetit ka miratuar një rezolutë për njohjen e 28 Nëntorit si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton albinfo.ch.

Rezoluta me numër 0186-2026 u miratua më 19 nëntor 2026, gjatë mbledhjes së Këshillit të Qytetit të New Yorkut. Përmes saj, 28 Nëntori përcaktohet si datë që do të njihet çdo vit në këtë qytet në nderim të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Nisma u propozua nga këshilltarja e qytetit Amanda C. Farías, ndërsa në mbështetje të saj u bashkuan edhe këshilltarë të tjerë, përfshirë Shirley Aldebol, Farah N. Louis dhe Frank Morano.

Në dokumentin e rezolutës theksohet rëndësia e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe kontributi i tij në zhvillimin e jetës kulturore dhe ekonomike të New Yorkut. Sipas të dhënave të përfshira në dokument, në pesë lagjet administrative të qytetit jetojnë mbi 100 mijë banorë me prejardhje shqiptare, me përqendrim të veçantë në Bronx dhe Staten Island.

Dokumenti rikujton gjithashtu historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë dhe shtetësinë e Shqipërisë.

Miratimi i kësaj rezolute përbën një njohje simbolike të rëndësishme për shqiptarët që jetojnë në New York, duke i dhënë 28 Nëntorit një vend të veçantë në kalendarin e njohjeve zyrtare të qytetit.

Duhet theksuar se bëhet fjalë për një rezolutë të Këshillit të Qytetit që njeh këtë datë çdo vit si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe jo për shpalljen e saj si ditë pushimi zyrtar për qytetin.

 

Marrë nga Albinfo.ch

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush jep llogari për dhunën në protesta?

Kush është shqiptari që po ndihmon Evropën të sfidojë dominimin amerikan dhe kinez në AI?

Përse disa protesta rrëzojnë qeveritë dhe të tjerat jo?

Tirana blindohet për 28 Nëntorin, 2 mijë policë në terren për protestën

Letra e fundit e Gianni De Gennaros: “Një ortek gënjeshtrash po më merr përpara”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’
Artikulli tjetër Kështu foli… Spiropali!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kështu foli… Spiropali!
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Nëntor, 2026
Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.