KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit

Përditësimi i fundit: 12 Janar, 2026 1:07 pm
289 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Çmimi i cigareve vijon të rritet, duke rënduar më tej xhepin e duhanpirësve. Shtrenjtimi lidhet me kalendarin e akcizës për duhanin, të miratuar në vitin 2022, i cili parashikon një skedul pesëvjeçar rritjeje progresive me qëllim dekurajimin e konsumit të duhanit.

Janari i vitit 2026 shënon vitin e fundit të zbatimit të këtij kalendari. Sipas parashikimeve, akciza për duhanin rritet mesatarisht me 250 lekë për kilogram, çka pritet të reflektohet në çmimin final të paketave me rreth 20 deri në 30 lekë.

Deri më 31 dhjetor 2025, detyrimi i akcizës për cigaret dhe purot që përmbajnë duhan ishte 7.500 lekë për 1.000 fije. Nga 1 janari 2026, kjo vlerë rritet në 7.750 lekë për 1.000 fije cigare.

Paralelisht, në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027 është parashikuar hartimi i një kalendari të ri për rritjen e akcizës së duhanit dhe nënprodukteve të tij për periudhën pas vitit 2027. Në dokument theksohet se Shqipëria ende nuk aplikon një skemë të kombinuar taksimi për duhanin, e cila përfshin si tarifë specifike për njësi produkti, ashtu edhe një përqindje mbi çmimin e shitjes, praktikë që përdoret gjerësisht në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas strategjisë, qëllimi i kalendarit të ri është përafrimi gradual me nivelin e akcizës së aplikuar në BE dhe unifikimi i trajtimit fiskal mes duhanit dhe nënprodukteve të tij.

Të dhënat tregojnë se rreth 25 për qind e popullsisë madhore në Shqipëri konsumon duhan. Një studim i organizatës Development Solutions Associates tregon se niveli i duhanpirjes mbetet i lartë, veçanërisht te meshkujt, ku 42 për qind konsumojnë duhan, kundrejt 7 për qind te femrat.

Nga ana fiskale, akciza përbën rreth 11 për qind të të ardhurave tatimore vjetore të shtetit, ndërsa afërsisht 35 për qind e të ardhurave nga akciza sigurohen nga nënproduktet e duhanit.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Drejtoresha e Emigracionit, aventura nga arresti shtëpiak
Artikulli tjetër Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.