KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri mbetet i lartë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri mbetet i lartë
AnalizeFokusKryesoreSociale

Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri mbetet i lartë

Përditësimi i fundit: 21 Shkurt, 2025 9:07 am
182 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sipas njoftimeve zyrtare të paktën gjashtë raste vetëvrasjesh janë shënuar vetëm këtë muaj në Shqipëri, duke rritur shqetësimet e opinionit publik mbi përmasat e kësaj dukurie.

Vetëvrasja e një nxënëseje 16-vjeçare në Gjirokastër, e një nëne 28 vjeçare në Elbasan, e një polici në Tiranë, e një të riu në Shkodër, e një 63 vjeçari në Tiranë dhe e një 28 vjeçari në Vlorë po hetohen nga organet e Prokurorisë.

Instituti shqiptar i Statistikave referoi të dhënat e vetëvrasjeve në Shqipëri në pesë vitet e fundit ku vihet re një rritje e vetëvrasjeve në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, ndërsa vitet 2020 dhe 2021 dallohen për numrin e lartë të vetëvrasjeve edhe prej situatës së “COVID 19”.

Sipas Instat në vitin 2024 në Shqipëri u shënuan 112 raste vetëvrasjesh dhe 92 raste tentativë për vetëvrasje, ndërkohë që në vitin 2023 ishin shënuar 98 raste vetëvrasjesh dhe 79 raste në tentativë dhe në vitin 2022 ishin shënuar 81 vetëvrasje dhe 81 raste në tentativë.

Gjatë vitit 2021 u shënuan 141 raste vetëvrasjesh dhe 125 raste në tentativë, ndërkohë që në vitin 2020 u shënuan 156 raste dhe 129 të mbetura në tentativë.

Kjo periudhë përkon me pandeminë e Covid-19, e cila rriti në Shqipëri si në gjithë botën, numrin e vdekjeve dhe edhe numrin e vetëvrasjeve.

Të dhënat mbi vetëvrasjet apo përpjekjet për vetëvrasje të Institutit shqiptar të Statistikave i referohen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Statistikava të Krimeve dhe Drejtësisë Penale.

Ndërkohë , të dhënat e përpunuara nga regjistri i gjendjes civile flasin për një numër më të lartë të vetëvrasjeve në vend, të cilat duket se nuk janë raportuar në organet e rendit apo të drejtësisë

Sipas këtyre të dhënave të mbledhura nga Instat pranë zyrave të gjendjes civile në gjithë Shqipërinë në vitin 2023 shënohen 180 vetëvrasje si shkak i vdekjes , në vitin 2022 shënohen 193 vetëvrasje, në vitin 2021 shënohen 218 dhe në vitin 2020 shënohen 215 vetëvrasje.

Numrin më të lartë të vetëvrasjeve në vitin 2023 e zë grup-mosha 45-64 vjeç me 80 vetëvrasje, e ndjekur nga grupmosha 65-79 vjeç me 47 raste të vetëvrasjes dhe më pas renditet grupmosha 20-44 vjeç, me 36 vetëvrasje .

Ndërkohë vetëvrasjet në një numër të lartë shënohen edhe për grupmoshën 15- 29 vjeç, ku janë regjistruar 15 raste vetëvrasjesh, ndërkohë që në grupmoshën nën 14 vjeç janë shënuar 2 raste vetëvrasjesh.

Psikologët dhe ekspertët e shëndetit mendor identifikojnë disa arsye që lidhen me rritjen e rasteve të vetëvrasjeve në Shqipëri apo rastet mbetur në tentativë.

Këto arsye sipas tyre lidhen me problemet ekonomike , stresin dhe ankthin, tensionet në marrëdhëniet familjare, çrregullime të shëndetit mendor, ndikimin e alkolit dhe drogës apo bullizimit dhe mungesës së mbështetjes sociale.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve
Artikulli tjetër Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithë aleancës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.