KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: OKB: Shqipëria mes 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë, deri më 2054-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > OKB: Shqipëria mes 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë, deri më 2054-ën
AnalizeKryesoreOpinionSociale

OKB: Shqipëria mes 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë, deri më 2054-ën

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2024 7:16 am
116 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e reja për ecurinë e popullsisë së botës deri më 2054, referon se Shqipëria renditet në mesin e vendeve me rënien më të madhe të popullsisë ndërmjet 2024-2054 në rang global.

Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me një rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë.

Në 63 vende dhe zona te tjera, që zotërojnë 28% të popullsisë së botës popullsia e tyre arriti kulmin para vitit 2024. Ky grup përfshin Kinën, Gjermaninë, Japoninë dhe Rusinë.

Në 48 vende dhe zona, që përfaqësojnë 10% të popullsisë së botës në vitin 2024, numri i popullsisë parashikohet të arrijë kulmin midis 2025 dhe 2054. Ky grup përfshin Brazilin, Iranin, Turqinë dhe Vietnamin. Numri i popullsisë në këto lokacione parashikohet të rritet me 5.3% në tridhjetë vitet në vijim.

Në 126 vendet dhe zonat e mbetura, popullsia ka të ngjarë të vazhdojë të rritet deri më 2054, potencialisht duke arritur një kulm pas vitit 2100. Ky grup përfshin disa nga vendet më të populluara në botë: India, Indonezia, Nigeria, Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i njerëzve që jetojnë në këto lokacione parashikohet të rritet me 38% deri 2054.

Në nëntë nga këto vende dhe zona, duke përfshirë Angolën, Republikën e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria dhe Somalia, rritja e popullsisë ka të ngjarë të jetë shumë e shpejtë, me dyfishimin e popullsisë midis 2024 dhe 2054. Këto vende do të çojnë popullsinë e globit drejt pikut referon OKB-ja.

Në vendet ku nivelet e fertilitetit janë tashmë nën normën e zëvendësimit 2,1 fëmijë për grua dhe gjithashtu kanë emigrim të lartë të njerëzve në moshë riprodhuese do të përballen me rënie popullsie. Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria.

Migrimi ndërkombëtar gjithashtu ndikon në mënyrë indirekte numri i lindjeve në vendet e destinacionit dhe në vendet e origjinës.

Në vende si Shqipëria, Armenia, Guadalupa apo Xhamajka, emigrimi i një numri të madh të grave në moshë riprodhuese mund të zvogëlojë numrin e lindjeve që ndodhin në ato vende, referon OKB teksa vë në dukje se në vende të tilla si Portugalia, Federata Ruse dhe Spanjë kthimi i emigranteve dha efektin e kundërt.

Nga një perspektivë demografike, lindjet “të humbura nga emigracioni” ose “të fituara  nga imigracioni” i kanë të dyja pasojat afatshkurtra dhe afatgjata, pasi vajzat e lindura sot janë gra të moshës riprodhuese gjenerata e ardhshme.

Në vendet me shkallë të lartë emigracioni, nëse krijohen më shumë mundësi dhe sidomos punë të denjë promovimi i migrimit të kthimit mund të jenë qasje për t’u eksploruar dhe mund të jenë më efektive në ngadalësimi i rënies së popullsisë në afat të shkurtër se sa politikat që synojnë rritjen e niveleve të lindshmërisë.

Së fundmi, Censi i vitit 2023 i INSTAT gjeti se popullsia e Shqipërisë ka zbritur në 2.4 milionë banorë, ose 420 mijë banorë më pak se në Censin e vitit 2011.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prurjet e emigrantëve arrijnë rekordin 510 milionë euro
Artikulli tjetër Banjska, Kurti reagon për ngritjen e aktakuzës: Më mirë vonë se kurrë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.