Një fenomen i papritur ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Orikumit ku deti është ngritur mbi 1.5 metra lartësi duke përmbytur kështu disa banesa dhe biznese.
Burime për mediat bëjnë me dije se bizneset e banesat më të prekura janë ato që ndodhen në vijën e parë bregdetare, brenda të cilave thuhet se ka vërshuar uji.
Mendohet se fenomeni ka ndodhur si rrjedhojë e baticave dhe erës së fortë.
Marrë nga Newsbomb.al