KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: OSBE: Ndërprerja e transmetimit të News24 është shqetësuese
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > OSBE: Ndërprerja e transmetimit të News24 është shqetësuese
AktualeKomentKryesoreSociale

OSBE: Ndërprerja e transmetimit të News24 është shqetësuese

Përditësimi i fundit: 16 Gusht, 2025 10:11 am
312 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zyra e OSBE-së për Lirinë e Medias reagoi këtë të premte ndaj ndërprerjes së papritur të punës së Focus Media Group në Shqipëri, duke e cilësuar situatën shqetësuese dhe duke theksuar se mosmarrëveshjet pronësore apo tregtare nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit të mediave.

“Situata që rrethon ndërprerjen e papritur të operacioneve të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet mbi pronën dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit të mediave,” u shpreh Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu.

Reagimi vjen pas ngjarjeve të 9 gushtit, kur policia dhe ushtria rrethuan godinën e Focus Media Group në Tiranë – ku operojnë News24, BalkanWeb, Panorama TV, “Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare” – ndërprenë furnizimin me energji elektrike dhe penguan hyrjen e gazetarëve dhe stafit në ambientet e punës.

Dy ditë më parë, edhe Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë shprehu shqetësim për situatën, duke theksuar se çdo veprim duhet të ndjekë procedurat ligjore dhe të mos cenojë lirinë e gazetarëve.

“Është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre,” u tha në deklaratë, duke kujtuar se liria dhe pluralizmi i medias janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës. BE-ja bëri të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet dhe kërkoi një zgjidhje ligjore për çështjen.

Autoritetet e kanë lidhur ndërhyrjen me një mosmarrëveshje pronësie midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Focus Media Group për kontratat e qirasë në ish-Uzinën e Autotraktorëve në Shkozë. Sipas MEKI-t, një prej kontratave është ndërprerë që nga viti 2022 pas humbjes së proceseve gjyqësore nga kompania, ndërsa për godinën ku ndodhej redaksia aktuale pretendohet se ka detyrime të papaguara për qiranë.

Pas bllokimit, më 12 gusht Gjykata e Tiranës urdhëroi autoritetet të kthenin materialet e marra nga ambientet e Focus Media Group dhe i cilësoi masat e marra si joproporcionale.

“Në këtë drejtim, gjykata e konsideron ndërhyrjen dhe kufizimin e gazetarëve dhe të drejtave të tyre jo në proporcion me gjendjen që shkaktoi këtë kufizim dhe nevojën për të ndërhyrë,” thuhet në vendim.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për lirinë e medias, të cilat kanë kërkuar rivendosjen e menjëhershme të transmetimit dhe respektimin e pavarësisë editoriale të mediave.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mungesa e kalendarit artistik zbeh përvojën turistike në Durrës
Artikulli tjetër Alarmi i rremë për bombë në Aeroportin e Shkupit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.