KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Papa përshëndet lumnimin e 2 martirëve shqiptarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Papa përshëndet lumnimin e 2 martirëve shqiptarë
AktualeKryesoreSociale

Papa përshëndet lumnimin e 2 martirëve shqiptarë

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2024 10:33 am
153 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Papa Françesku përshëndeti nga mesha e kësaj të diele në Vatikan lumnimin e dy martirëve të tjerë shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Palaj.

Gjatë fjalës së tij Ati i Shenjtë vlerësoi aktin e tyre duke thënë më tej se shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohët e sotme janë të persekutuar për fenë.

“Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër janë shpallur ‘të lumë’ dy martirë, At Luigj Palaj, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minore dhe Dom Gjon Gazulli, meshatar dioqezan, viktima të persekutimit fetar të shekullit të 20-të. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohët e sotme janë të persekutuar për fenë”, tha Papa.

Martirët Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Palaj u shpallën “Të Lumë” në meshën e shenjtë të mbajtur dje në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër.

Kjo meshë u drejtua nga i derguari i posaçëm i Papa Françeskut, Eminenca e tij Kardinal Marcello Semeraro. Në këtë meshë ishin të pranishëm Ipeshkvijtë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë, së bashku me autoritete civile autoritare.

Një prani e veçantë ishte dhe ajo e Kardinalit tonë shqiptar, Eminenca e Tij Kardinal Ernest Troshani Simoni.

Dom Gjon Gazulli i lindur më 23 mars 1893 në Lezhë, mbahet mend si një kundërshtar i fortë i monarkisë dhe Mbretit Zog pasi sipas tyre, mbreti diskriminonte hapur zonat katolike të veriut. Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë pati pasoja pasi më 26 dhjetor 1926 u arrestua.

Mjaft shpejt, saktësisht më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var më 5 mars 1927. Fjalët e tij të fundit, të përcjella nga një dëshmitar okular qenë: “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rroftë Papa, Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”.

At Luigj Palaj i lindur më 14 prill 1878, në Janjevë, dioqeza e Shkup-Prizrenit, shërbeu që i vogël në rradhët e fretërve françeskanë. Ai studioi në Shkodër deri në momentet kur malazezët filluan persekutimet kundër shqiptarëve katolikë, duke nxjerrë si pretekst dorëzimin e armëve.

Ai u burgos në burgun e Gjakovës teksa i kërkuan që të mohonte publikisht fenë katolike. dërmuan me shuplaka e me shkopinj, e pështynë, e fyen, pastaj e nxorën para një gjykate, që e ngarkoi me shpifje. Së fundi, me 52 të burgosur të tjerë, e nisën rishtas për Pejë. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje treguan më pas se ai nuk mund të ecte më. Atëherë nisi të hiqej zvarrë, i ngacmuar, i pështyrë, i shtyrë nga ushtarët.

Ai s’u përkul, nuk u thye as nga mundimet e as nga premtimet. E mbytën më 7 mars 1913, duke e shporuar me bajoneta e kështu e bënë edhe më të ngjashëm me Krishtin e i falën një martir të ri Kishës katolike në Shqipëri.

 

Marrë nga Vatican News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mali i Zi, vendi më multinacional në Evropën Juglindore
Artikulli tjetër Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim Alqi Bllakon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.