KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paqja fiskale dhe ligji i faljes/ Afatet e shkurtra rrezikojnë zbatimin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Paqja fiskale dhe ligji i faljes/ Afatet e shkurtra rrezikojnë zbatimin
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Paqja fiskale dhe ligji i faljes/ Afatet e shkurtra rrezikojnë zbatimin

Përditësimi i fundit: 21 Maj, 2026 9:03 am
23 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Pas hyrjes në fuqi të udhëzimeve për zbatimin e ligjit të “Paqes Fiskale” dhe atij për faljen e detyrimeve tatimore, doganore dhe të pushtetit vendor ekspertët paralajmërojnë se afatet e shkurtra për aplikim dhe pagesa mund të krijojnë vështirësi për bizneset dhe administratën tatimore.

Audituesi ligjor Bujar Bendo thekson se udhëzimet e ligjeve janë miratuar dy muaj me vonesë, ndërsa afatet për zbatimin e tyre janë shumë të kufizuara.

“Që në fillim do të doja të theksoja një disproporcion në kohë të efektshmërisë së akteve administrative. Me dy muaj vonesë është nxjerrë udhëzimi i ministritë financave për marrëveshjen e Paqes Fiskale. Po në këtë limit kohor është nxjerrë edhe një udhëzues i administratës tatimore. Ky i fundit ka përcaktuar subjektivisht një afat kohor të shtrënguar të hyrjes në fuqi të vetë ligjit. Praktikisht do të krijojë shumë probleme me zbatueshmërinë e procesit”, pohon ai.

Edhe kontabilisti Sotiraq Dhamo vlerëson se bizneset kanë shumë pak kohë për të përfituar nga falja e detyrimeve dhe gjobave.

Ai sjell si shembull periudhën 5–30 qershor 2026, kur subjektet duhet të aplikojnë, të kryejnë pagesat dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, brenda 25 ditëve.

Kontabilisti Dhamo sugjeron se administrata tatimore duhet shtyjë afatin për kryerjen e pagesave brenda 30 Qershorit 2026.

“Konstatoj se edhe koha për të aplikuar për fshirjen e detyrimeve dhe gjobave është shumë e shkurtër, pasi edhe udhëzimet kanë dalë me vonesë. Pra, e drejta për të kërkuar apo për të fshirë detyrimet dhe gjobat për vitet 2015–2024 fillon nga data 5 qershor, dhe për të falur gjobat, p.sh. nëse paguhet 50% e detyrimit, duhet të bëhet pagesa brenda 30 qershorit. Pra vetëm 25 ditë për të njohur e zbatuar këtë të drejtë ligjore. Mbase duhet të shtyhet me ligj ky afat i datës 30 qershor”, shprehet Dhamo.

Sipas kalendarit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aplikimet në sistemin “e-Filing” për Marrëveshjen e Paqes Fiskale nisën nga 15 maji dhe përfundojnë më 5 qershor 2026. Ndërsa deri më 30 qershor subjektet duhet të dorëzojnë marrëveshjen e nënshkruar, të paguajnë tatimet për rideklarimet dhe të ngarkojnë pasqyrat financiare të korrigjuara.

Po ashtu, deri më 30 qershor 2026 bizneset duhet të paguajnë 50% të detyrimeve për periudhën 2015–2019 për të përfituar faljen e pjesës tjetër, ndërsa afati final për pagesat e tjera dhe faljen e penaliteteve përfundon më 31 dhjetor 2026. Deri më 30 Qershor është afati i fundit, për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara për periudhat deri më 31.12.2024, për të përfituar faljen e gjobave për deklarim të vonuar.

Përveç tatimeve, ligji për faljen e detyrimeve ka nisur të zbatohet edhe nga administrata doganore dhe pushteti vendor.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave më herët njoftoi se afati për faljen e pjesshme të detyrimeve doganore të papaguara për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjetor 2019, konkretisht në masën 50% është deri më 30 Qershor 2026.

“Nëse paguan deri më 30 Qershor 2026, përfiton falje deri në 50% të principalit dhe 100% të gjobave dhe kamatëvonesave”, sqaroi administrata doganore.

Edhe Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave të Bashkisë së Tiranës, njoftoi se edhe për detyrimet e papaguara ndaj pushtetit vendor të periudhës 1 Janar 2015 – 31 Dhjetor 2019, parashikohen dy alternativa për përfitim: pagesa e 50% të principalit deri më 30 Qershor 2026, me faljen e pjesës tjetër, ose pagesa e 75% të principalit deri më 31 Dhjetor 2026, me faljen e pjesës së mbetur. Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.

Kategoritë e detyrimeve që përfitojnë nga fshirja/shuarja

Detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2014

Fshihen plotësisht detyrimet e papaguara që i përkasin periudhave tatimore deri më 31.12.2014, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal.

Detyrimet e papaguara për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019

-Shuhet 50% e detyrimit principal, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026;

-Shuhet 25% e detyrimit principal, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

Detyrimet e papaguara për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024

Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 10 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar në 2024-2025
Artikulli tjetër Tërmeti i fortë zgjon Napolin, mbyllen shkollat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.