KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pazari i Rakip Sulit për tenderin 780 mln lekë, denoncohet në KPP
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pazari i Rakip Sulit për tenderin 780 mln lekë, denoncohet në KPP
AnalizeKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Pazari i Rakip Sulit për tenderin 780 mln lekë, denoncohet në KPP

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2025 11:03 am
221 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pasi u thirr për herë të dytë në SPAK, kryetari i bashkisë Kamëz ka autorizuar zëvendësen e tij Rebeka Sulejmanin që të firmosë tenderat. Por pazaret vazhdojnë dhe duket se porositë e kryetari po çohen në vend. Kështu është bërë edhe me tenderin e rrugës “Nënë Tereza” në Laknas.

Në lojë janë 780 milionë lekë, ndërkohë që pazaret që kryheshin në prapaskenë janë reflektuar në vendimet e komisionit të vlerësimit të ofertave. Bëhet fjalë për tenderin e “Rikonstruksionit të rrugës “Nënë Tereza” Laknas”.

Loja me datat e tenderit

Tenderi i regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve më 31 tetor 2024, çuditërisht është njoftuar i hapur si procedurë dy javë më vonë.

Si data e fundit për dorëzimin e dokumenteve, fillimisht u njoftua 2 dhjetor 2024.

Komisioni është mbledhur më 3 dhjetor 2024 dhe ka marrë vendim ta ndryshojë datën e dorëzimit të ofertave. Sipas dokumentit të mëposhtëm,  “Autoriteti Kontraktor Bashkia Kamëz, ndryshon datën e hapjes dhe pranimit të ofertave për tenderin me objekt: Rikonstruksion i Rrugës”Nënë Tereza”Laknas, me numër REF27514-10-31-2024, si vijon: Ishte: Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: 10.12.2024 Ora: 10.00 Bëhet: Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: 11.12.2024 Ora: 10.00”.

Mes kësaj rrëmuje datash mësojmë se shtyrja është bërë me qëllim modifikimin e kritereve që duhet të plotësojë fituesi. Dokumenti që mban datën 27 nëntor 2024, quhet “Modifikimi i dokumenteve të tenderit për procedurën e prokurimit me objekt: Rikonstruksion i Rrugës ”Nënë Tereza” Laknas.

Sipas sqarimit të bërë nga bashkia, ndryshimet qenkan bërë nisur nga rekomandimet e bëra nga Agjencia e Prokurimit Publik. Por çfarë u ndryshua? Në dokumentet e tenderit janë ndryshuar kriteret. “Operatori ekonomik duhet të përcaktojë me anë të një deklarate Drejtuesin Teknik të punimeve në objekt, i cili duhet të jetë i përfshirë në licencën e shoqërisë, të ketë të paktën 10 vite eksperience”, thuhet në njërin kriter. Kjo pikë është ndryshuar duke hequr vitet e eksperiencës. Po ashtu është ndryshuar kushti i plotësimit të standardeve, duke pranuar “standardin shqiptar” krahas atij evropian për akreditimin.

Më në fund, tenderi është bërë më 18 dhjetor 2024 dhe kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë dhe fituesi është shpallur BONUS Sh.p.k. me ofertë fituese 55 646 276,00 lekë pa TVSH. Njoftimi i fituesit është bërë më 16 janar 2025, por vendimi është “ngrirë” sepse tenderi është denoncuar në KPP. Firma BONUS shpk është në pronësinë e Fuat Borishit dhe është favorizuar në disa prokurime të njësive vendore, ku është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

“Fituesi nuk plotëson kriteret”

Në datën 22 janar 2025 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e bashkimit të operatorëve ekonomikë  “LIQENI VII” SHPK (përfaqësues), & “S.M.O.UNION” Shpk për procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me Nr. REF-27514-10-31-2024 me objekt “Rikonstruksion i Rrugës ”Nënë Tereza ”Laknas”, me fond limit 77,878,432.50 Lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 18.12.2024 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Kamëz.

Nga operatorët kundërshtohet vendimmarrja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “BONUS Sh.p.k” dhe bashkimit të operatorëve “C O L O M B O Sh.p.k” & “BAJRAMI N” Shpk.

Kështu, pazari i rrugës “Nënë Tereza” duket se do të kalojë edhe një pengesë “maturimi” në KPP. Duket se kryebashkiakut Rakip Suli i ka rënë pushteti, sepse tenderat e tij më parë nuk i diskutonte njeri.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj.

Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia. Ndërkohë, i shqetësuar nga hetimet e SPAK, Suli ka autorizuar nënkryetaren Rebeka Sulejmani që t’i firmosë letrat e tenderit të mësipërm.

 

Marrë nga Publik.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zjarret në Argjentinë, shkrumbohen më shumë se 13 mijë hektarë pyje
Artikulli tjetër Kërkuesit e thesareve po rrënojnë parqet arkeologjike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.