KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pensionistët protestë para Kryeministrisë: Të rriten pensionet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pensionistët protestë para Kryeministrisë: Të rriten pensionet
AktualeFinanceKryesoreOpinionSociale

Pensionistët protestë para Kryeministrisë: Të rriten pensionet

Përditësimi i fundit: 23 Tetor, 2024 9:51 am
211 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qindra të moshuar kanë dalë sot para Kryeministrisë për të protestuar për rritjen e pensioneve. Ata kanë deklaruar se nuk e përballojnë dot jetën me pensionet që marrin dhe se kanë punuar gjithë jetën për të ndërtuar vendin dhe sot marrin para që nuk iu dalin as për ilaçe.

Një pensionist që kishte ardhur nga Malësia e Madhe për të protestuar tha se iu ka mbetur veç të kapin armët ose të vrasin veten, pasi jeta është e papërballueshme.

“Na ka ardhur shpirti me dal. Ne e kemi ndërtuar Shqipërinë, këta hajdutë na kanë bërë me myt veten. Marr 180 mijë lekë. Gruan e kam të sëmurë, vajzën e kam të sëmurë. Paguaj 70 mijë lekë drita. 400 lekë marr me shtesën. Çfarë më duhet 50 mijë lekë, më shkojnë 70 mijë lekë ilaçet. Jam me hepatit B, mëlçi, me zemër, prostatë. Jam i mbaruar. Nuk duhet të ketë pension nën 400 mijë lekë. Kam punuar në bujqësi, kam vaditur me këmbë në ujë gjithë natën. Kam marrë rërën në krahë e kam çuar anas malit. Presidenti 4 milionë, po ai është vetëm një kukull. Vjedhin këta deputetë, e marrin 3 milionë rrogën në kurriz tonin. Na vjen keq, ishalla i mbushet mendja se na ka mbetur veç me kap armët. O të na rrisë pensionet 400 mijë lekë, o të hiqet qafe”, tha pensionisti.
Një tjetër pensionist 82-vjeçar deklaroi se ka titullin mjeshtër dhe se merr pension 18 mijë lekë dhe pse ka punuar gjithë jetën. “Kam hyrë në punë 14 vjeç e gjysmë. Kam 38 vite punë në shtet. Kam punuar në të gjitha veprat, me shtëpinë e Enver Hoxhës, Mehmet shehut, jam mjeshtër në kategorinë 7. Pensioni 180 mijë lekë. S’kam lënë vepër pa punuar. I kam pasur duart e arta. Unë jam socialist. Nuk po marrim vesh gjë për skemën e re të pensioneve.

“Unë që kam punuar, kam dhënë të mira materiale nuk vlerësohem fare. Po kërkoj rritje. Bashkëshortja ime ka punuar arkëtare, merrte 3500 lekë, unë kam marrë 10 mijë lekë. Rrogat e veta i rrisin këta, si nuk u vjen turp. Dalin në parlament, asnjë nuk e ngre dorën për ne, vetëm për veten e vet”, deklaroi ai.

 

 

Një tjetër pensionist tha se ka punuar si financier duke kërkuar një politikë sociale dhe rritje me me nivele. Ai mori si shembull të keq pensionet për deputetët.

“Unë jam pensionist, por kam qenë financier, kam punuar në disa institucione. Kam punuar në sigurimet shoqërore të Elbasanit. Jam financier i mirëfilltë. Ulni informalitetin! Sa punonjës janë të paregjistruar. Marr 410 mijë lekë. Indeksimi është kompensim, jo rritje siç ka thënë Astrit Hado. Paga reale që marrin punonjësit në sektorin privat nuk raportohet. I kanë në dorë. Unë dua rritje pensioni. Të ketë një politikë sociale. Të jetë me nivele. Dhe kjo që u bë me 4.1, ai që merrte 600 merr dhe më shumë. Pensionet super të larta të deputetëve. Shurra e deputetit pensionist vlen 100 mijë lekë të reja. Çfarë bën ai përveç shurrës. Shurrë ai, shurrë unë”, tha pensionisti.

 

Marrë nga BalkanWeb

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Marta Kos, kandidatja për komisionere e Zgjerimit në BE
Artikulli tjetër Meta përplaset ashpër me prokurorët e SPAK-ut, shtyhet seanca në GJKKO

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.