KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përmbytjet në vend/ Qindra ha tokë në ujë, situata problematike në Lezhë, Korçë, Vlorë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përmbytjet në vend/ Qindra ha tokë në ujë, situata problematike në Lezhë, Korçë, Vlorë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Përmbytjet në vend/ Qindra ha tokë në ujë, situata problematike në Lezhë, Korçë, Vlorë

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2025 5:35 pm
165 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Situata e përmbytjeve në vend vijon të jetë problematike pavarësisht se reshjet e shiut kanë ndaluar dhe lumenjtë janë rikthyer në shtratin e tyre. Edhe pse niveli i ujit është ulur, qindra hektarë tokë bujqësore, rrugë e banesa janë në ujë duke shkaktuar vështirësi për banorët e zonës.

Lezhë
Në Lezhë, situata paraqitet problematike. Mbyllja e argjinaturës së lagunës së Vainit ka ulur gradualisht nivelin e ujit në Shënkollë dhe Kolsh, por dhjetëra banesa janë ende të rrethuara nga uji, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore mbeten të përmbytura. Tërheqja e ujit po ndodh me ritme të ngadalta për shkak të kanaleve kulluese të mbingarkuara.

Korçë
Në qarkun Korçë, i cili ishte ndër më të goditurit nga përmbytjet, uji vijon të mbetet në tokat bujqësore ndërsa autoritetet po monitorojnë prurjet në lumin e Kamenicës dhe degëzimet mbi Dvoran.

Fier – Vlorë
Në Vlorë dhe Fier, situata paraqitet më e qetë. Lumenjtë Seman dhe Vjosë janë rikthyer në shtratin e tyre, por tokat bujqësore vijojnë të jenë nën ujë.

Elbasan
Në Elbasan, prurjet e lumenjve janë në kuota mesatare. Nga HEC Banjë janë shkarkuar 200 m³/sek gjatë natës, pa shkaktuar përmbytje në zonën poshtë digës dhe në Sulovë.

Reshjet e borës
Pas reshjeve intensive të shiut, veriu i vendit është përfshirë nga dëbora duke prekur zonat malore të Dibrës dhe Shkodrës.

Dibër
Në Dibër, në zonat mbi 900 metra, trashësia e borës ka arritur disa centimetra, pa probleme në qarkullim. Reshjet kanë prekur fshatrat e njësive administrative Lurë, Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë dhe Melan, ku kompanitë kontraktuese po bëjnë pastrimin e rrugës.

Shkodër
Edhe në Shkodër, në zonat malore Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm e Bogë–Theth ka pasur reshje dëbore ku trashësia e saj ka arritur disa cm. Ndërkohë po punohet me kujdes në Qafë Thore për zgjerimin e rrugës, njëkohësisht duke monitoruar faqen malore për ndonjë ortek të mundshëm.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël – Për çfarë akuzohet Belinda Balluku
Artikulli tjetër RENEA “zbarkon” në Pukë! Rrethohet banesa e pabanuar në Orosh, dy persona të armatosur refuzojnë të vetëdorëzohen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.