Duket se as këtë vit nuk ka munguar pa u publikuar në rrjetet sociale teza e provimit të Gjuhës së Huaj. Teksa maturantët kanë vetëm një orë që janë ulur për të testuar njohuritë e tyre, nëpër rrjetet sociale është duke qarkulluar teza e tyre e provimit.
Kanë qenë “Studentët Denoncojnë” ata të cilët kanë postuar në llogarinë e tyre në “Instagram” tezën e provimit të Gjuhës së Huaj.
Fotot e dy tezave të provimit të Gjuhës së Huaj, variantit a dhe b, dyshohet se po qarkullojnë, ndërkohë maturantët pritet të përfundojnë provimin e tyre në orën 12:30.
Kujtojmë se këtë të martë 27 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të tyre të parë, i cili ka nisur në orën 10:00 dhe pritet që të përfundojë në orën 12:30.
Ashtu si çdo vit me radhë, sërish është shpërndarë teza gjerësisht në rrjetet sociale.
Marrë nga Newsbomb.al