KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plazhet publike bëhen me pagesë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Plazhet publike bëhen me pagesë
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Plazhet publike bëhen me pagesë

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2026 12:26 pm
239 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE
Qeveria ka miratuar ndryshime të thella në rregulloren për stacionet e plazhit, duke i dhënë bashkive kompetenca të reja për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike të administruara drejtpërdrejt nga pushteti vendor.

Vendimi i Këshillit të Ministrave ndryshon rregulloren e miratuar në vitin 2024 dhe vendos rregulla më të forta për sezonin e ardhshëm veror. Për herë të parë, në hartën zyrtare të turizmit përfshihen edhe lumenjtë, përveç detit dhe liqeneve.

Një nga risitë kryesore lidhet me çmimet e shezlongëve. Këshillat Bashkiakë do të kenë të drejtën të miratojnë çmime tavan për çdo zonë bregdetare përpara nisjes së sezonit. Këto çmime do të jenë kufiri maksimal që subjektet private nuk mund ta tejkalojnë gjatë gjithë periudhës së shfrytëzimit.

Në rast se Këshilli Bashkiak nuk merr vendim, çmimi maksimal do të përcaktohet përmes negociimit mes bashkisë dhe subjektit privat në momentin e lidhjes së kontratës. Çmimi i dakordësuar bëhet pjesë detyruese e kontratës dhe çdo tejkalim i tij konsiderohet shkelje, duke çuar deri në zgjidhjen e kontratës.

Vendimi sjell edhe krijimin e një kategorie të re, të quajtur “plazh publik i tarifuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore”. Këto zona do të administrohen drejtpërdrejt nga bashkitë ose ndërmarrjet e tyre dhe do të jenë me pagesë për pushuesit, por me standarde të garantuara sigurie dhe higjiene.

Rregullorja ndalon që këto plazhe t’u jepen privatëve, duke mos lejuar kontraktimin apo delegimin te palë të treta. Synimi është mbrojtja e hapësirave publike dhe shmangia e abuzimeve me bregdetin.

Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe për investitorët strategjikë. Ata do të kenë përparësi për marrjen e stacioneve të plazhit, por vetëm pasi struktura akomoduese të jetë vënë realisht në funksion. E drejta e përdorimit të plazhit nuk do të lejohet për projekte të papërfunduara apo kantiere ndërtimi.

Po ashtu, bashkitë detyrohen të publikojnë paraprakisht hartën e zhurmave për çdo plazh, përpara nisjes së sezonit turistik.

Vendimi parashikon edhe përjashtime për disa zona specifike, ku subjektet mund të kenë stacion plazhi deri në 50 çadra edhe pa pasur hotel, por vetëm restorant ose bar. Këto zona përfshijnë Zvërnecin, Plazhin e Vjetër në Vlorë, Spillën, Vilë-Bashtovën, Gjirin e Lalzit, Currilat, Porto-Romanon, Borshin, Llamanin, Lukovën dhe Rrjollin.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 345 milionë euro dëmshpërblim për zjarret e verës
Artikulli tjetër Apeli i Posaçëm shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.