KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pranga në Barcelonë për shqiptarin e kërkuar në Itali për trafikimin e 4 tonëve kokainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pranga në Barcelonë për shqiptarin e kërkuar në Itali për trafikimin e 4 tonëve kokainë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Pranga në Barcelonë për shqiptarin e kërkuar në Itali për trafikimin e 4 tonëve kokainë

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2026 9:45 am
33 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një trafikant shqiptar droge që fshihej në Barcelonë mendonte se i kishte shpëtuar drejtësisë italiane, por një gabim e nxori zbuluar. Ai i shiti sasi të mëdha kokaine një italiani për të rritur shpërndarjen në zonën e Alta Padovanas dhe karabinierët e Cittadellas ranë në gjurmët e tij.

Në vitin 2022, 28-vjeçari Enri Hardolli ishte nën hetim nga Antimafia e Triestes dhe Guardia di Finanza e Venecias pas sekuestrimit të një ngarkese prej katër tonësh kokaine. Pak më vonë, ndaj tij u vendos masa e arrestit me burg dhe i riu shqiptar u zhduk. Ose të paktën kështu mendonte ai.

Ndërkohë, karabinierët e Cittadellas, të koordinuar nga prokurori Benedetto Roberti, çmontuan një rrjet të rëndësishëm të shpërndarjes së kokainës në zonën e Alta Padovanas. Në rrjetë përfundoi një italian, ndërsa hetimet gjetën furnitorin e këtij personi nga ku doli emri i Hardollit.

Italiani kishte shpërndarë doza kokaine kryesisht te klientë italianë, mes tyre shumë profesionistë, përfshirë një arkitekte së bashku me bashkëshortin e saj. Hetuesit, në një kohë të shkurtër, rindërtuan lëvizjet e shqiptarit dhe zbuluan se prindërit e tij jetonin në Mestre, ndërsa ai banonte në Spinea. Karabinierët pyetën babanë e 28-vjeçarit, me profesion punëtor, nëse kishte kontakte me të birin, por ai e mohoi. Kështu, efektivët vendosën ta ndiqnin dhe zbuluan se disa herë në muaj ai udhëtonte drejt Spanjës me avion. Në këtë pikë, Prokuroria kërkoi dhe mori një urdhër arresti për Hardollin dhe në fillim të marsit Guardia Civil, policia spanjolle, e gjeti dhe e arrestoi 28-vjeçarin në Barcelonë.

Aktualisht, i riu shqiptar ndodhet i burgosur në burgun e Montorio Veronese. Kontaktet e tij me shpërndarësin italian, sipas rindërtimit të hetuesve, kanë vazhduar deri në tetor të vitit 2023.

Hetimi i Triestes nxori nga qarkullimi sasi të mëdha kokaine kolumbiane: droga nga Amerika e Jugut u transportua me një anije mallrash deri në portin e qytetit. Në total, Guardia di Finanza sekuestroi katër tonë kokainë. Trafiku ndërkombëtar u godit falë një ushtaraku të infiltruar, i cili më 17 maj 2021 dorëzoi 300 kilogramë kokainë një bosi kolumbian në Trieste, për të mos ngritur dyshime mbi “vendin e sigurt”.

Nga sekuestrimet dhe rikuperimi i drogës, 135 kilogramë u rikthyen, ndërsa 150 kilogramë të tjerë nuk u arrit të gjenden. Mes emrave të personave të përfshirë në trafikun e drogës doli edhe ai i Enri Hardollit. Ndërkohë, italiani i kapur në flagrancë nga karabinierët tashmë ka pranuar dënimin e tij përmes marrëveshjes me drejtësinë.

 

Marrë nga Il Gazzettino

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin

Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale

Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”

Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria përballë çmimeve të larta të produkteve ushqimore dhe pagave të ulëta!
Artikulli tjetër Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave në rajon, edhe më 2025-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%
Aktuale Bota Ekonomi Fokus 10 Prill, 2026
Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Varr masiv qensh në zemër të kryeqytetit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.