KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Premtimet e fushatës/ Qeveria ‘harron’ Luzin në baltë prej vitesh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Premtimet e fushatës/ Qeveria ‘harron’ Luzin në baltë prej vitesh
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Premtimet e fushatës/ Qeveria ‘harron’ Luzin në baltë prej vitesh

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2026 1:21 pm
310 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

“Të padëgjuar” – kjo është ajo që lexohet nga të gjitha rrëfimet e banorëve të fshatit Luz, të cilët ndodhen vetëm 20 minuta larg kryeqytetit, por duket se jetojnë në shekullin e kaluar.

Mungesa e infrastrukturës dhe rruga e dëmtuar prej vitesh kanë bërë që qindra banorë të këtij fshati, në zonën e Fushë-Krujës, të dalin në protestë prej disa ditësh.

Edhe pse në çdo fushatë elektorale është premtuar se rruga do të asfaltohet, ky premtim nuk është mbajtur.

Politikanët shfaqen në kohë votash, por gropat vijojnë të qëndrojnë, mandat pas mandati.

Banorët dhe përfaqësues të bizneseve aty pranë shprehen të revoltuar për shkak të gjendjes së rënduar të rrugës, e cila kalon përmes fshatit dhe e lidh atë me autostradën dhe pjesën tjetër të vendit.

Ky segment rrugor është pjesë e Unazës së Madhe të qytetit të Fushë-Krujës dhe, sipas banorëve, prej vitesh është degraduar plotësisht, pasi në të qarkullojnë vazhdimisht mjete të rënda që i shërbejnë fabrikës së çimentos, guroreve dhe aktiviteteve të tjera industriale.

Kamionët e tonazhit të rëndë e kanë bërë rrugën thuajse të pakalueshme. Edhe pse bëhet fjalë për vetëm pak kilometra, autoritetet ende nuk e kanë parë të “nevojshme” ndërhyrjen.

Shirat e vazhdueshëm e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën, duke e bërë të vështirë edhe shkuarjen e fëmijëve në shkollë. Në verë, kalimi në këtë rrugë është i vështirë për shkak të pluhurit dhe gropave të mëdha, ndërsa sot balta e bën atë edhe më të pakalueshme.

“Në verë jemi të detyruar të mbajmë dyert dhe dritaret mbyllura për shkak të pluhurit, ndërsa në dimër na futet balta dhe akulli nëpër shtëpi”, rrëfen një banor.

Banorët thonë se kanë paraqitur ankesa të vazhdueshme dhe se të gjitha institucionet përkatëse janë në dijeni të situatës. U është premtuar se rruga do të rikonstruktohej dhe do të kthehej në gjendje normale që në muajin tetor, por deri më sot, në nisje të shkurtit, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

Ata kërkojnë rikonstruksionin e plotë të rrugës dhe ndalimin e qarkullimit të kamionëve me tonazh të lartë, pasi kjo situatë përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe veçanërisht për rreth 150 fëmijë të shkollës “Gjon Luka”, e cila ndodhet ngjitur me rrugën.

Sipas tyre, trotuaret janë të ngushta dhe lëvizja e nxënësve është tejet e rrezikshme.

Mbi 1 000 banorë vuajnë këtë situatë.

Protestuesit i bëjnë thirrje shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht dhe të marrin masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. Kjo është protesta e tretë e banorëve për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati.

Shqipëria po përballet prej kohësh me probleme serioze infrastrukturore, edhe pse paradoksalisht kjo është ministria që gëzon më shumë fonde se të gjitha të tjerat.

 

Marrë nga ACQJ [Albanian Center for Quality Journalism]

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Serbi/ Amnistitë e diskutueshme të Vuçiqit

Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë

Hungaria hap “dosjet e agjentëve”/ Lustracion i vonuar

Kërcënohet me bojkot, për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit

Marta Kos: “Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqi/ Anija e rojes bregdetare përplaset me skafin me emigrantë, 15 viktima
Artikulli tjetër Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 4 Nëntor, 2026
Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida
Aktuale Analize Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.