KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prokuroria e Elbasanit nis hetim të dytë për inceneratorin dhe “Eco-Elb” të Leli Kajës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Prokuroria e Elbasanit nis hetim të dytë për inceneratorin dhe “Eco-Elb” të Leli Kajës
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

Prokuroria e Elbasanit nis hetim të dytë për inceneratorin dhe “Eco-Elb” të Leli Kajës

Përditësimi i fundit: 27 Shkurt, 2025 10:46 am
252 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Teksa SPAK, ka dënuar disa zyrtarë shtetërorë si të implikuar në afera korruptive dhe abuzim me detyrën gjatë procedurave për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, një hetim i dytë tashmë është hapur ndaj këtij inceneratori.

“Ora News” ka mësuar se këtë herë është prokuroria e Elbasanit e cila ka regjistruar dosje penale, ku fillimisht hetimi u hap për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”.

Për nisjen e hetimeve prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi, ka marrë shkak nga ngjarja e datës 27 korrik 2023, kohë kur inceneratori i Elbasanit, u përfshi nga shtëllunga të mëdha zjarri, duke u djegur mbeturinat.

Por ky hetim është zgjeruar edhe më tej, ku në qendër të verifikimeve për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”, është vendosur bashkia e Elbasanit dhe shoqëria “ECO Elb”.

Kjo e fundit prej më shumë se 3 viteve paguhet nga bashkia e Elbasanit dhe bashki të tjera të qarkut për një shërbim që nuk ekziston në inceneratorin e Elbasanit.

Sipas hetimeve kompania merret vetëm me administrimin dhe grumbullimin e mbetjeve në ambientet e hapura të inceneratorit, por nuk jep shërbimin e djegies së mbeturinave, pasi inceneratori i Elbasanit, nuk punon.

Rezulton se me vendimin bashkiak të bashkisë Elbasan në datën 11 Prill 2022 është miratuar kontrata e shërbimit midis shoqërisë aksionere “ECO-ELB” dhe bashkisë Elbasan.

Po e njëjta kontratë është përsëritur edhe për vitin 2023 dhe 2024, miratuar me vendimin e datës 31 janar 2023 dhe 23 shkurt 2024.

Impianti i djegies gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë ndërsa për ditët e tjera të vitit nuk ka qenë në gjendje pune për shkaqe teknike.

Pavarësisht se impianti, nuk ka qenë funksional për më shumë se 11 muaj gjatë vitit 2022, Bashkia Elbasan dhe mbikëqyrësit e kontratës nuk kanë bërë ndërprerjen e saj, duke vazhduar ti paguajnë shoqërisë “Eco-Elb sh.a” shumën financiare prej 550 milion lekë të vjetra për periudhën nga 10 dhjetori 2021 deri 31 dhjetori 2022.

Prokuroria, ka ngritur dyshime se Bashkia Elbasan ka paguar për një shërbim të pa kryer dhe nga ana tjetër shoqëria “Eco-Elb sh.a” ka përfituar këtë shumë për një shërbim të pa kryer.

Ndërkohë nga transaksionet e thesarit Bashkia Elbasan rezulton ti ketë paguar Eco-Elb sh.a vlerën 918 milion lekë të vjetra për periudhën 1 janar 2023 deri në 29 dhjetor 2023.

Po me të njëjtën metodë edhe në vitin 2024 Bashkia Elbasan i paguan “ECO-Elb” sh.a një shërbim të pa kryer, kontratë kjo e cila është në fuqi edhe sot. Sipas transaksionit të thesarit vlera e përfituar nga “ECO-Elb” është 864 milion lekë për periudhën 1 janar 2024 deri 13 shkurt 2025.

 

Marrë nga Oranews.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gaz Paja shkon në SPAK, aktorit i sekuestrojnë celularin
Artikulli tjetër Qeveria i jep kompanisë arabe “Presight” kontratën 110 milionë euro pa tender

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.