KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prostitucion me të huaja në ‘AirBNB, skema si eskortat vijnë dhe ikin nga vendi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Prostitucion me të huaja në ‘AirBNB, skema si eskortat vijnë dhe ikin nga vendi
AktualeAnalizeFokusSociale

Prostitucion me të huaja në ‘AirBNB, skema si eskortat vijnë dhe ikin nga vendi

Përditësimi i fundit: 19 Korrik, 2025 12:59 pm
288 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Me shtimin masiv të turistëve gjatë viteve të fundit, përveç bumit për të shijuar natyrën mbresëlënëse të detit dhe alpeve shqiptare, një tjetër lloj “turizmi” sa vjen e lulëzon. Vajza të huaja, kryesisht latine dhe kineze, e kanë kthyer në një biznes fitimprurës ofrimin e shërbimeve seksuale kundrejt pagesës në Shqipëri. Qarqet kryesore ku ky fenomen është hasur më shpesh nga autoritetet janë kryeqyteti dhe zonat bregdetare, aty ku janë kryer goditjet nga ana e bluve.

Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, nga janari deri në mesin e korrikut, u zhvilluan të paktën 15 operacione për goditjen e rrjeteve të prostitucionit. Të paktën 22 persona tutorë u arrestuan dhe 11 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata rrezikojnë nga 2 deri në 5 vjet burg. Përveç tyre, në hetim në gjendje të lirë u morën gati 100 vajza të huaja, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Edhe ato rrezikojnë ndëshkim ligjor, nga gjobë deri në 3 vjet burg.
Gjashtë raste me hetim të thelluar u finalizuan në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Durrës dhe 1 tjetër në Korçë. Goditja më e rëndësishme u bë gjatë muajit mars në Tiranë nga Antitrafiqet, në operacionin “Orkidea”, ku me vendim gjykate u ekzekutua urdhri për 11 masa sigurie “arrest në burg”, me 44 vajza në hetim në gjendje të lirë. Përgjithësisht, vajzat që merren në hetim, japin deklarime dhe nuk pengohen për të lëvizur. Por nuk do të ishte për t’u habitur, nëse do të gjendeshin duke e ushtruar sërish aktivitetin.

Burime nga policia bëjnë me dije për Report Tv se të rejat e huaja që shfrytëzohen për prostitucion vijnë nga vende të Amerikës Latine, Kolumbia, Brazili, Ekuadori apo Venezuela. Më tej, nga vende si Ukrainë dhe Rusia, si dhe nga Kina. Në Durrës për shembull, të gjitha rastet e hetuara këtë vit ishin jo vetëm me tutorë kinez, por edhe të reja kineze që ushtrojnë prostitucion.

Në Shqipëri prostitucioni është ilegal, por një parajsë në lulëzim nga trafikantët. Pothuajse të gjitha vajzat e huaja që përfundojnë në Tiranë, hyjnë në tregun vendas përmes disa faqeve online si “Escort Tirana”, një rrjet ndërkombëtar i njohur, por edhe linja të tjera. Një pjesë e madhe udhëtojnë nga Amsterdami, një vend që e ka të legalizuar, përfshirë edhe tymosjen e hashashit. Vetëm muajin e fundit, në Rinas tentuan të kalojnë të paktën 10 vajza që dyshoheshin se janë eskorta, më cigare hashash, që u morën në hetim në gjendje të lirë. Një pjesë janë larguar nga vendi prej frikës, thonë burimet, por të tjera kanë vijuar në Shqipëri dhe po mbahen në vëzhgim.

Në pjesën dërrmuese të rasteve, vatra ku ushtrohet prostitucioni me të huaja janë apartamentet ditore “AirBNB”. Me kalimin e kohës, u pa se hapësirat më private, larg ambienteve të hoteleve, janë më të volitshme edhe për klientelën, por edhe më të vështira për t’u identifikuar nga policia. Në Tiranë nuk ka ndonjë zonë “të preferuar”. Eskortat janë të shpërndara në të gjitha lagjet.

Prej majit e në vijim, ka një tendencë në rritje në jug të vendit. Nga Vlora deri në Ksamil, ka një dyndje të madhe turistësh, e për pasojë lëvizje të eskortave në këto zona. Kur vjen puna te çmimet, burime nga Antitrafiqet thonë se nëpër bisedat e përgjuara është zbuluar se 100 euro është shifra më e ulët për këtë lloj shërbimi, duke arritur edhe deri në 500 euro më maksimalja. Megjithatë, një pjesë e klientelës së tyre janë VIP, të cilët paguajnë edhe me tepër, në këmbim të të qenit sidomos diskret.

Përgjithësisht të huajat që zbarkojnë në Shqipëri nuk qëndrojnë gjatë, nga disa ditë në disa javë. Ata vijnë si pjesë një turi vizitash në Evropë dhe Ballkan. Pasi mbyllin ciklin në Shqipëri përgjithësisht zhvendosen në vende si Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Serbia.

Tejmbushja e tregut të paligjshëm me vajza të huaja, me tipare latine, ka bërë që vajzat shqiptare të konsiderohen praktikisht jashtë tregu, të paktën me pagesat që konsiderohen “të shtrenjta”. Burime nga Antitrafiqet thonë se ka një tendencë në ulje të qendrave të masazheve që ofrojnë shërbime ekstra, të cilat përgjithësisht kanë qenë me vajza shqiptare.

 

Marrë nga Shqiotarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta
Artikulli tjetër Britania zbulon identitetin e 18 agjentëve rusë: Autorët sabozhesh në Evropë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.