KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestuesit anti-qeveritarë serbë bllokojnë një urë kyçe në Beograd
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Protestuesit anti-qeveritarë serbë bllokojnë një urë kyçe në Beograd
FokusRajoniSocialeZhvillim

Protestuesit anti-qeveritarë serbë bllokojnë një urë kyçe në Beograd

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 9:11 am
116 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Studentët serbë bllokuan të dielën një urë kyçe në Beograd dhe disa rrugë në zona të tjera të vendit ballkanik, 100 ditë nga shembja e çatisë së një stacioni trenash, që shkaktoi vdekjen e 15 njerëzve.

Shumë banorë iu bashkuan studentëve në bllokadën 7 orëshe të urës Gazela mbi lumin Sava në kryeqytetin serb.

Paralelisht, protestuesit nisën një bllokadë tre-orëshe të rrugëve kryesore në Novi Sad, ndërsa studentët në Nish bllokuan një pikë për pagesat e autostradës në hyrje të qytetit jugor.

Këto bllokada janë pjesë e një vale protestash të udhëhequra nga studentët, të cilët po bëjnë thirrje për drejtësi për tragjedinë e 1 nëntorit në një stacion trenash në Novi Sad, aksidentin që kritikët thonë se ndodhi për shkak të korrupsionit të qeverisë.

“Në 100 ditë, askush nuk është vënë para përgjegjësisë”, thoshte një mbishkrim me ngjyrë të kuqe në Novi Sad.

Protestat kundër korrupsionit janë kthyer në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë populiste të Presidentit autoritar Aleksandar Vuçiç.

Ai ka akuzuar protestuesit se po punojnë për interesa të shërbimeve të huaja të zbulimit dhe është zotuar se do ta mposhtë atë që ai e quajti një “revolucion me ngjyrë”, që siç thotë ai, ka për synim ta rrëzojë atë nga pushteti.

Lëvizja e udhëhequr nga studentët ka detyar tashmë dorëheqjen e Kryeministrit Milos Vuçeviç, aleat u Presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Aksidenti në stacionin e trenit është kthyer në një pikë tensionesh që simbolizon luftën pro-demokracisë kundër Presidentit Vuçiçit dhe qeverisë së tij. Dhjetëra mijëra njerëz janë bashkuar në tubimet dhe bllokadat pothuajse të përditshme gjatë javëve të fundit.

Ndërsa shkonin drejt urës së Gazelës, protestuesit mbanin në duar pankarta të kuqe me emrat e viktimave të aksidentit të 1 nëntorit. Më vonë ata hodhën në lumin Sava 15 trëndafila të bardhë të lyer me gjyrë të kuqe për të simbolizuar “gjakun në duart” e autoriteteve populiste.

“Ka shpresë. Një lëvizje e re po zgjohet. Një forcë dhe energji e re mund të shihet tek njerëzit”, tha protestuesi Ivan Pleçiç.

Presidenti Vuçiç ka nisur një turne të tubimeve propaganduese me mbështetësit e tij në qytete dhe fshatra të ndryshme, për të kundërshtuar protestat në rritje.

Të shtunën gjatë një udhëtimi, makina e tij pati një defekt në njërën gomë, një incident që është përshkruar nga tabloidët dhe zyrtarët pro-qeveritarë si një atentat i kryer nga demonstruesit.

Që kur Presidenti Vuçiç dhe Partia e tij Progresive serbe e krahut të djathtë erdhën në pushtet, më shumë se një dekadë më parë, gradualisht autoritetet kanë vendosur kontrolle të forta mbi institucionet shtetërore dhe mediat kryesore, duke e përshkruar çdo mospajtim kundër udhëheqjes së populistëve si një komplot të udhëhequr nga të huajt me synimin për shkatërrimin e Serbisë.

Të dielën, një grup studentësh nisën një marsh nga qyteti qendror i Kragujevcit drejt kryeqytetit Beograd, ku do të shpërndajnë ftesta për bashkëstudentët për një tubim më 15 shkurt, që është festa kombëtare e shtetësisë në Serbi. Presidenti Vuçiç planifikon që në të njëjtën ditë të mbajë një tubim me mbështetësit e tij në Novi Sad.

Një numër i madh qytetarësh në Serbi mendojnë se institucionet nuk po punojnë në interes të publikut. Shumë protestues besojnë se shembja e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad erdhi si pasojë e korrupsionit të qeverisë lidhur me një projekt të madh infrastrukturor me kompani shtetërore kineze.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ushtria izraelite tërhiqet nga korridori Netzarim që ndante në mes Rripin e Gazës
Artikulli tjetër Ligatinat e Shqipërisë, të cënuara nga presioni njerëzor dhe investimet rreth tyre

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.