KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PS në mbrojtje të Vilma Nushit, “dëshmitares kyçe” të chek-upit në shëndetësi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > PS në mbrojtje të Vilma Nushit, “dëshmitares kyçe” të chek-upit në shëndetësi
AktualeSociale

PS në mbrojtje të Vilma Nushit, “dëshmitares kyçe” të chek-upit në shëndetësi

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2024 1:29 pm
126 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryetarja e komisionit hetimor për koncesionin e Sterilizimit, Albana Vokshi, tha se janë ende 10 dëshmitarë pa pyetur, duke përfshirë Vilma Nushin dhe kryeministrin Edi Rama.

Opozita kërkoi zgjatjen e afatit për Komisionin Hetimor, për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi, por socialistët janë kundër.

Deputeti i PS-së Plarent Ndreca, tha se dëshmitarët janë ezauruar dhe sipas tij është kryer hetim i plotë.

Ditën e djeshme, deputetja socialiste Edona Bilali, shkoi deri aty sa kërkoi që Vilma Nushit mos i përmendej edhe emri, por t’i referoheshin me iniciale V.N. edhe pse ajo ka marrë miliona euro nga lekët e taskapaguesve shqiptarë përmes një koncesioni të komnsideruar abuziv.

Pjesë nga diskutimi:

Vokshi: Nuk kemi asnjë përgjigje nga policia e shtetit dhe asnjë njoftim dhe përgjigje nga ana e shtetasve italianë të thirrur në Komision. Ata janë aksionerë të një kompanie që ka një koncesion dhe paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe kanë detyrë të paraqiten në komision.

Dhe pronari i 3P life ka njoftuar që ndodhet jashtë vendit dhe vjen nesër mbrëma vonë dhe është i gatshëm të paraqitet në komision të enjten. Të enjten është dhe afati i fundit i komisionit. Kemi pothuajse 10 dëshmitarë dëshmia e të cilëve është e pamundur të ezaurohet ditën e sotme në mënyrë që ditën e nesërme të miratohet raporti dhe pastaj të vijonte me miratimin e seancës plenare. Gjithashtu ne si deputetë të opozitës kemi kërkuar që të paraqiten që ditën e parë znj. Vilma Nushi, kryeministri Edi Rama.

Kemi dy kërkesa që të paraqiten për dëshminë e tyre. Janë dëshmi kyçe. Gjithashtu kemi dhe shtetasin Artan Lleshi, z. Biba të cilët janë punonjës të kom koncesionare të sterilizimit Sani Service dhe z. Arben Gjata. Janë minimalisht 10 dëshmitarë që dëshmia e tyre të realizohet. Si kryetare komisioni dhe duke u konsultuar me kolegët e mi deputetë, dua të informoj që e konsideroj të paplotë punën e komisionit hetimor, dëshmi të paezauruara. Janë kërkuar një sërë faktesh provash të cilat nuk i janë vënë në dispozicion këtij komisioni. Unë do doja të shqyrtojmë për të vendosur se çfarë do bëjmë me komision. Ne e gjykojmë që të këkrojmë një shtyrje tjetër. Ligji nuk e përcakton sa shtyrje, por të ezaurohen të gjithë hapat para se të mbyllet puna e këtij komisioni.

Ndreca: Z. Fani ka çuar një e-mail që është jashtë shtetit. Pasi të përfundojë procedura me dy dëshmitarë duhet të diskutojmë si ta marrim dëshminë e z.Fani në mënyrë që të mos humbim dhe afatin e komisionit. Sa i përket tre shtetasve italianë, nuk është se kemi një instrument juridik për t’i detyruar që të vijnë dhe dëshmojnë para komisionit sa kohë nuk i nënshtrohen juridiksionit shqiptar. Sa i përket emrave të tjerë që janë të padakordësuar, unë mendoj se nuk kemi përsërisim të njëjtin debat. Ne kemi rënë dakord për ca dëshmitarë dhe këta janë ezauruar, dhe janë pyetur dëshmitarët më të rëndësishëm, përveç z. Fanit. Sa i përket afatit të komisionit mendoj që absolutisht nuk ka më asnjë vend për ta shtyrë më. Kemi kryer hetim të plotë, të gjithanshëm.

Sot kemi dhe dëshmitarin kryesor, z.Beqaj i cili besoj më shumë se kushdo tjetër do japë të dhëna, dëshmi për procedurat që janë objekt i këtij komisioni hetimor. Unë mendoj që të fillojmë pa humbur kohë me pyetjen e z.Beqaj.

Vokshi: Z. Beqaj është një prej dëshmitarëve, as më kryesori, as më i rëndësishme. Të pranohet të shkelet afati që të vijë Fani dhe të mos vijë Vilma Nushi, e cila është përfituese direkte dhe indirekte sepse vetëm divident ka marrë 1.7 mln euro do të thotë që keni porosi direkte për ta mbrojtur.

E lëshuat dhe Ilir Beqajn, por Vilma Nushin jo. Vilma Nushi nuk del mbi ligjin. Vendimi i GJK e ka të qatë që nuk i mohohet deputetëve të opozitës kërkesa për çdonjërin dëshmitar që mendohet se është kyç për ecurinë e këtij komisioni. Unë kam kërkesat e deputetëve për të dhënë dëshminë Vilma Nushi, Edi Rama dhe sigurisht Fani.

 

Marrë nga Balkanweb

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Elon Musk “ndërhyn” në marrëveshjen Rama-Meloni
Artikulli tjetër Ngjarja e rëndë me 4 të plagosur në Ferizaj policia arrestoi personin e gabuar, vetëdorëzohet autori

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Shtator, 2026
Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.