KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Punonjësit e Air Albania letër Ramës: Rrogat s’na paguhen, siguria e qytetarëve në rrezik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Punonjësit e Air Albania letër Ramës: Rrogat s’na paguhen, siguria e qytetarëve në rrezik
AktualeAnalizeFinanceFokusSociale

Punonjësit e Air Albania letër Ramës: Rrogat s’na paguhen, siguria e qytetarëve në rrezik

Përditësimi i fundit: 27 Korrik, 2025 10:41 am
361 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Disa punonjës të “Air Albania” i janë drejtuar më një deklaratë publike kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe institucioneve të tjera shtetërore, lidhur me një situatë të rënduar në kompaninë ajrore ku janë të punësuar.

Ata kanë raportuar shkelje të rënda ligjore, vonesa në paga, shkarkime të padrejta dhe cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve. Sipas tyre, situata është përkeqësuar pasi në krye të kompanisë është emëruar një drejtues i ri turk. Punonjësit janë shprehur se për gati një vit sigurimet shoqërore nuk janë paguar, ndërsa disa nga kolegët e tyre kanë marrë me vonesë 2-3 paga mujore.

“Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Presioni psikologjik, mungesa e pagave, mungesa e respektit për standardet operacionale kanë krijuar kushte që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Punonjësit i kanë bërë thirrje kryeministrit dhe institucioneve shqiptaretë hetohet ngjarja, të kryehet shlyerja e pagave dhe sigurimeve për të larguarit dhe për stafin aktual, të rikthehen në punë të larguarit në mënrë të padrejtë (pilotë, drejtues teknikë, inxhinierë dhe ekuipazh kabine) dhe gjithashtu të garantohet siguria dhe dinjiteti në punë për stafin ajror.

Në deklaratë është paralajmëruar se mungesa e ndërhyrjes urgjente nga shteti mund të përshkallëzojë më tej situatën, me pasoja të rënda për funksionimin normal të linjave ajrore dhe sigurinë e pasagjerëve.

LETRA E PLOTË:

Drejtuar:

– Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z Edi Rama

– Zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë Znj Belinda Balluku

– Ministrit të Ekonomisë Z Petrit Malaj

– Drejtorisë së Aviacionit Civil

– Organeve të Shtypit dhe Medias

Subjekti: Denoncim për shkelje të rënda ligjore dhe cenim të sigurisë në kompanin ajrore Air Albania në Shqipëri

Ne, një grup punonjësish të një prej kompanis ajrore Air ALBANIA që operon në Shqipëri, ndjejmë detyrimin moral dhe ligjor t’i drejtohemi publikut dhe institucioneve për të denoncuar një situatë alarmante të krijuar pas emërimit të CEO-së së ri Turk. Per shkelje te vazhdueshme dhe te qellimshme te Kodit te Punes dhe te Kodit ajror te Republikes se Shqiperise.

Prej më shumë se 11 muajsh, sigurimet tona shoqërore nuk janë paguar, megjithëse kontributet mbahen nga pagat. Gjithashtu, vonesa ne paga te vazhdueshme, shumë prej nesh nuk kemi marrë 2 deri në 3 rroga mujore.

Gjatë kësaj periudhe, me arsyen e gjoja riorganizimit te kompanise janë shtuar largimet e padrejta nga puna, presioni psikologjik, dhe praktikat abuzive për të detyruar punonjësit të largohen vetë nga vendi i punës. Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, presionit të vazhdueshëm dhe mosrespektimit të standardeve operacionale, janë krijuar kushte që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Kërkojmë menjëherë:

– Verifikim dhe ndërhyrje nga institucionet përkatëse për shkeljet në pagesa, sigurime dhe largime nga puna.

– Inspektim urgjent të pavarur nga Drejtoria e Aviacionit Civil për situatën e sigurisë teknike dhe operacionale.

– Mbrojtje ligjore për punonjësit që janë viktima të këtyre praktikave të paligjshme.

– Hetim për abuzimet dhe përgjegjësit.

Bashkëngjitur, publikojmë një listë me emrat dhe pozicionet e punonjësve të larguar padrejtësisht ose që janë detyruar të japin dorëheqjen si pasojë e stresit dhe presionit të ushtruar nga drejtuesit e rinj të kompanisë. Disa prej nesh kanë nisur procese gjyqësore që mund të zgjasin me vite, duke pritur drejtësinë ndërkohë që të drejtat tona elementare janë shkelur çdo ditë.

Lista e punonjesve drejtuar gjykates se Tiranes eshte e gjate.

Lista e punonjësve të prekur

Të prekurit përfshijnë punonjës me inicialet:  G.F. Në total, 7 pilotë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit të kabinës janë larguar ose pushuar nga puna, me paga të papaguara.

Lista e punonjësve të larguar padrejtësisht:

1. G.F. – Drejtor i Trajnimeve – Pushuar pa arsye

2. B.N. – Menaxher i Ekuipazheve të Kabinës – Pushuar pa arsye

3. K.Y. – Menaxher i Planeve dhe Orarit të Ekuipazheve – Pushuar pa arsye

4. E.R. Menaxher i Operacioneve Tokësore – Pushuar pa arsye

5. M.Sh. Menaxher Komercial – Larguar pa arsye

6. A.S. Shef i Kontrollit Teknik dhe Mekanik të Avionëve – Pushuar pa arsye

7. E.I. – Drejtor i Sigurisë në Operim – Larguar pa arsye

8. A.N. – Pilot – Rroga të papaguara

9. G.F. Pilot – Pushuar pa arsye

10. S.B. – Ekuipazh Kabine – Detyruar të largohet

11. K.F. Pushuar pa arsye

12. M.P. – Departamenti i Orarëve – I larguar pa marrë rrogat

13. T.S. Pilot – I larguar, rroga të papaguara

14. S.K. – Ekuipazh Kabine – I larguar për shkak të mospagesës së rrogave

15. F.A. – Pilot – Pushuar pa arsye, me rroga të papaguara

16. A.B. – Shef Kabine – I detyruar të largohet për shkak të mospagesës së rrogës

17. E.B. – Ekuipazh Kabine – I detyruar të largohet për shkak të mospagesës së rrogës

Këta janë vetëm një pjesë e pilotëve dhe ekuipazheve të kabinës që janë pushuar ose larguar, dhe rrogat e tyre nuk janë paguar.

Edhe punonjësit aktualë aktiv kanë rroga të pamarra dhe përballen çdo ditë me presion nga CEO turk, i ardhur prej gati një viti në krye të kompanisë.

Në përfundim, ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, përfshirë Turkish Airlines si aksioner, të ndërhyjnë menjëherë për:

– Hetimin e plotë të shkeljeve të denoncuara;

– Pagesën e menjëhershme të pagave dhe sigurimeve shoqërore për të gjithë punonjësit aktualë dhe të larguar;

– Rikthimin në punë të atyre që janë pushuar padrejtësisht;

– Garantimin e kushteve të sigurisë dhe dinjitetit në punë për të gjithë stafin ajror dhe tokësor.

Presim reagim të shpejtë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj situate shqetësuese. Kjo nuk është vetëm një çështje pune – kjo është një çështje e sigurisë publike dhe e dinjitetit njerëzor.

Me respekt,

Grupi i punonjësve të kompanisë ajrore AIR Albania

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Facebook dhe Instagram u japin fund reklamave politike
Artikulli tjetër Zinxhiri jo konkurrues i qumështit, me kosto të lartë prodhimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.