Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të blinduar pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, në kryeqytet.
Arrestimi i tyre u bë gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.
Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, punonjësit të Gardës së Republikës, Erion Ramaj, iu gjet një tjetër armë zjarri pistoletë.
Përveç armëve, policia sekuestroi edhe një fenelinë të ngjashme me ato që përdoren nga efektivët e policisë, e cila dyshohet se mbahej nga 28-vjeçari Ilir Shyti.
Për armën e gjetur gjatë kontrollit fizik të punonjësit të Gardës së Republikës po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Katër shtetasit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të secilit prej të arrestuarve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Marrë nga Top Channel