KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2026 12:14 pm
232 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vendi ynë është bërë qesharak në raport me vendet e rajonit apo ato të Bashkimit Europian, pasi nismat për kontrollin e territorit me satelitë apo fotografi nga hapësira, veçse kanë rënduar arkën e shtetit. Fillimisht u hap tenderi me vlerë mbi 7 milionë euro për të ngritur dy satelitë, të cilët do të monitoronin pyjet, zjarret, ndërtimet pa leje apo edhe do të kontrollonin zaptimin e hapësirave në plazhe.

Një propagandë boshe, pasi prodhoi vetëm disa kronika dhe fjalime të krerëve të shtetit, të cilat nuk janë aspak të dobishme për mbrojtjen e jetës apo të pronës të njerëzve të thjeshtë. Dhe, për të “korrigjuar” këtë tender, ndërhyri më vonë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që shpenzoi gati 3 milionë euro, duke kontraktuar një firmë turke për të fotografuar Shqipërinë nga ajri.

Deri më sot s’kemi parë sesa efikase kanë qenë këto tendera në Shqipëri, sa i kanë ndihmuar autoritetet shtetërore, apo sa i kanë ardhur në ndihmë edhe njerëzve të thjeshtë, të cilët në këto kohëra kanë parë vetëm projekte të shumta të zaptimit të hapësirave të mëdha nga qeveria.

Dhe kur menduam se këto marrëzi kishin marrë fund, ja ku vjen një tjetër projekt tepër i dyshimtë i institucioneve shtetërore. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka hapur një tender me objekt “pyllëzime në shkallë të gjerë nëpërmjet mbjelljes precize me dronë”.

Një nismë e padëgjuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të përparuara, teksa gjatë këtyre kohëve kemi parë jo mbjellje të pemëve, por masakrimin e pyjeve, e për rrjedhojë rrëshqitje masive. Sëpata s’ka kursyer as zona të mbrojtura, pasi me apo pa leje, pyjet në Shqipëri po rrafshohen dita – ditës.

Moratoriumet e famshme kanë sjellë kontroll të shtetarëve të sëpatës, pasi bashkitë dhe zonat e mbrojtura bëjnë tendera për pastrime pyjesh, kur në fakt vetëm pastrime s’bëhen, por prerje masive. Tashmë vjen projekti i famshëm i mbjelljes me dronë, ku në javët apo muajt në vijim do të shohim spektakle të ministrave apo të vetë kryeministrit që do të shpërndajë pamje sesi fidanët do të shpërndahen në sipërfaqe djerra.

Sipas dokumenteve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të shpenzojë 500 milionë lekë të vjetra për këtë nismë, e cila nuk dihet sesa efikase do të jetë. Nëse do të ketë të njëjtin fat si satelitët apo fotografitë, koha do të tregojë nëse bëhet fjalë për propagandë apo për punë konkrete.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Artikulli tjetër Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.