KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria miraton vendim të ri për punonjësit e policisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria miraton vendim të ri për punonjësit e policisë
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Qeveria miraton vendim të ri për punonjësit e policisë

Përditësimi i fundit: 21 Mars, 2025 9:26 am
141 Shikime
Share
14 Min. Leximi
SHARE

Në mbledhjen e këshillit të ministrave këtë të enjte, është miratuar vendimi për kompensim për udhëtim për punonjësit e policisë që emërohen ose transferohen në detyrë jashtë vendbanimit të tij, si dhe pagesë e papunësisë për bashkëshortin ose bashkëshorten apo qiraja e banesës.

Sipas vendimit, Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:
  1. a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj;
  2. b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj;
  3. c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj;

ç)  Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj;

  1. d) Mbi 200 km, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj.

Përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të policisë, që nënkupton sistemimin me banesë brenda juridiksionit të strukturës së Policisë së Shtetit, në territorin ku ai është i emëruar/transferuar.

Kompensimin e udhëtimit e përfiton edhe punonjësi i Policisë së Shtetit që plotëson kushtet e pikës 1, të këtij kreu, brenda qarkut ku është i emëruar/transferuar.

Më poshtë sqarohen edhe detajet e tjera dhe kategoritë që përfitojnë:

Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 1, të këtij kreu, punonjësi i policisë paraqet në organin ku emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme dokumentacionin, si më poshtë vijon:

  1. a) Kërkesën me shkrim pranë njësisë shpenzuese ku është i punësuar punonjësi i Policisë;
  2. b) Fotokopjen e kartës së identitetit;
  3. c) Vërtetimin nga organi publik përgjegjës nëse punonjësi i policisë ka banesë në pronësi ose në proces legalizimi në juridiksionin e strukturës së Policisë së Shtetit, ku emërohet apo transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme.

PAGESA PËR PAPUNËSINË E BASHKËSHORTES/IT

Kur punonjësi i policisë emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme për nevoja pune dhe shërbimi dhe, për këtë shkak, bashkëshortja/i humbet marrëdhëniet e punës, në rast të pamundësisë së punësimit, i jepet një pagesë, deri në çastin e punësimit, në masën:

  1. a) 50 % të pagës bazë minimale mujore në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi pune mbi 1 (një) vit dhe shtesë në masën 5% të pagës bazë minimale mujore në shkallë vendi, për çdo vit mbi 1 (një) vit, por jo më shumë se paga bazë minimale në shkallë vendi;
  2. b) 100 % të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, por jo më shumë se 150% të pagës bazë minimale mujore në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi në punë mbi 10 (dhjetë) vjet.

Paga mesatare mujore e bashkëshortes/it rritet sipas indeksit të pagës minimale, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.

Vjetërsia në punë e bashkëshortes/it konsiderohet vjetërsia e përgjithshme në punë, e dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi/eje apo, në mungesë të librezës së punës, me çdo dokument tjetër ligjor të lëshuar nga organet kompetente përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, viteve të shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudhave të trajtimit me pagesë papunësie.

Koha e qëndrimit pa punë e bashkëshortit/es së punonjësit të policisë llogaritet në vjetërsinë e përgjithshme të punës, për efekt pensioni. Kontributet e sigurimeve shoqërore derdhen në emër të bashkëshortit/es përfitues/e nga struktura e Policisë së Shtetit ku është emëruar/transferuar punonjësi i policisë dhe përfituesi sipas skemës së sigurimeve shoqërore për punonjësit civilë. Paga mbi të cilën derdhen kontributet të jetë paga bazë minimale mujore, sipas legjislacionit në fuqi.

Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 1, të këtij kreu, punonjësi i policisë paraqet në organin, ku emërohet ose transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme, dokumentacionin, si më poshtë vijon:

  1. a) Kërkesën me shkrim me gjenealitetet e plota, ku përshkruhet:

organi ku ka punuar;

data e transferimit ose emërimit;

iii. arsyeja e transferimit;

adresa ku ka banuar;

adresa aktuale ku banon pas transferimit ose emërimit;

qendra e punës ku ka punuar bashkëshortja/i, data dhe shkaku i largimit nga puna.

  1. b) Vërtetimin e pagës mesatare mujore të vitit të fundit kalendarik të punës për pagesën e marrë nga bashkëshortja/bashkëshorti.
  2. c) Vërtetimin nga sigurimet shoqërore për kontributet e derdhura nga bashkëshorti/bashkëshortja për periudhën e punësimit.

ç)  Librezën e punës së bashkëshortes/it, ku të jetë cilësuar largimi nga puna për arsye të transferimit të bashkëshortes/it.

  1. d) Vërtetimin nga zyra përkatëse e punësimit, ku të vërtetohet se bashkëshortja/i është regjistruar si punëkërkues i papunë dhe nuk i është ofruar punë në profesionin e saj/tij. Këtë vërtetim punonjësi e paraqet çdo tre muaj në zyrën e personelit.

Në çdo 6 (gjashtë) muaj, njësitë shpenzuese të  strukturave të Policisë së Shtetit dërgojnë në zyrat rajonale të punësimit listën emërore të bashkëshortëve, për trajtimin me përparësi nga këto zyra të punësimit të tyre, në rastet e hapjes së vendeve të lira.

III. QIRAJA PËR STREHIM

Kur punonjësi i policisë emërohet/transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, brenda vendit dhe jashtë vendit, i paguhet qiraja e banesës, kur nuk i sigurohet ajo.

Punonjësi  i  policisë  që  emërohet/ transferohet  jashtë  vendbanimit  të  tij  të  përhershëm,  brenda  vendit,  përfiton  kompensim  për  qira  banese,  nëse  emërohet/transferohet  për  shkak  të  detyrës dhe/ose për nevoja pune, në largësi mbi 36 km.

Masa e kompensimit për qira banese për punonjësin e policisë të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, është, si më poshtë vijon:

  1. a) Kur punonjësi i policisë nuk merr me vete në vendin e ri të punës në të cilin emërohet/transferohet pjesëtarët e familjes, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 43.93 m²;
  2. b) Kur punonjësi i policisë ka në ngarkim dhe një person dhe e merr në vendin e ri të punës në të cilin emërohet/transferohet, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 56.47 m²;
  3. c) Kur punonjësi i policisë ka në ngarkim dhe dy persona dhe i merr në vendin e ri të punës në të cilin emërohet/transferohet, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 79.74 m²;

ç)  Kur punonjësi i policisë ka në ngarkim dhe tre persona a më shumë dhe i merr në vendin e ri të punës në të cilin emërohet/transferohet, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 80.50 m².

Numri i personave, pjesëtarë të familjes, në ngarkim të punonjësit të Policisë vërtetohet me certifikatën e gjendjes familjare.

Njësia shpenzuese në strukturën e Policisë së Shtetit bën kompensimin e qirasë së banesës të punonjësit të policisë, përkundrejt paraqitjes së kontratës së qirasë, në vlerë jo më të madhe se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar në vendimin nr.469, datë 3.6.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”. Vlera minimale mujore e çmimit të shitjes për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira do të përllogaritet në bazë të vlerës mesatare të shitblerjeve të banesave në tregun e lirë, sipas njësive administrative, të përcaktuara në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.

Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 2, të këtij kreu, punonjësi i policisë paraqet në organin ku është emëruar ose transferuar dokumentacionin, si më poshtë vijon:

  1. a) Kërkesën me shkrim pranë njësisë shpenzuese ku është i punësuar;
  2. b) Fotokopjen e kartës së identitetit;
  3. c) Kontratën e noterizuar të qirasë së banesës në juridiksionin territorial të strukturës së Policisë së Shtetit ku është i transferuar ose emëruar;

ç)  Vërtetimin nga organi publik përgjegjës nëse punonjësi i policisë ka banesë në pronësi ose në proces legalizimi në juridiksionin e strukturës së Policisë së Shtetit, ku emërohet apo transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme.

Punonjësi i policisë, që përfiton trajtim me qira banese, nuk do të trajtohet me pagesë për kompensim udhëtimi, sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi.

Përfitimi vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të policisë, që nënkupton sistemimin me banesë në juridiksionin territorial të strukturës së Policisë së Shtetit ku ai bën pjesë.

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

Njësia shpenzuese në strukturën e Policisë së Shtetit, ku punonjësi i policisë është emëruar apo transferuar në mënyrë të përhershme apo të përkohshme, ngre komisionin për vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur sipas pikës 3, të kreut I, pikës 5, të kreut II, dhe pikës 6, të kreut III, të këtij vendimi.

Punonjësi, që përfiton, sipas krerëve I dhe II, paraqet çdo vit, që nga dita e përfitimit të kësaj të drejte, dokumentacionin justifikues pranë komisionit të ngritur nga titullari i njësisë shpenzuese ku është emëruar ose transferuar.

Përfitimi i pagesës, sipas pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi, mund të përfitohet për një periudhë deri në 7 (shtatë) vjet. Bashkëshortja/i, që ka përfituar sipas pikës 5, të vendimit nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të olicisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, të ndryshuar, vazhdon të përfitojë pagesën, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të kreut II të këtij vendimi, por jo më shumë se 7 (shtatë) vjet gjithsej. Bashkëshortja/i, që ka përfituar sipas pikës 3, të vendimit nr.183, datë 9.2.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, dhe pikës 9, të                                vendimit nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, të ndryshuar, vazhdon të përfitojë pagesën, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi, por jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) vjet gjithsej.

Vendimi nr.256, datë 25.3.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, të ndryshuar, si dhe pikat 1 deri në 9, të vendimit nr.398, datë 1.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe masën e përfitimit të pagesës së qirasë për strehim për punonjësin e Policisë së Shtetit”, shfuqizohen.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Policisë së Shtetit.

Ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për çmontimin e Departamentit të Arsimit
Artikulli tjetër Konflikti Rusi-Ukrainë, përfaqësuesit e SHBA do të takohen veçmas me të dyja palët në Arabinë Saudite

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.