Mbahet sot protesta kombëtare, e cila ka hyrë në ditën e saj të 11. Pas një shfaqjeje të jashtëzakonshme dje, ku nga ora 18:00 deri në orën 00:00 të mesnatës, rrugët e kryeqytetit oshëtinë nga brohorimat e qytetarët, të cilët njëzëri kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubime janë organizuar edhe në shtete të tjerë ku jetojnë shqiptarët, të cilët i janë bashkuar kësaj proteste që mori zë në Tiranë. Duhet ritheksuar se protesta e organizuar në Tiranë, jehoi edhe jashtë kufijve. Me thirrjet “Revolucion”, “Shqipëri e Re”, Edi Rama në burg Berisha në burg”, qytetarët kërkojnë largimin e kësaj qeverie dhe theksojnë se nuk do të dorëzohen deri në dorëheqjen e Ramës.
Marrë nga Balkanweb.com