KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qytetarët e Ballkanit pesimistë për të ardhmen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qytetarët e Ballkanit pesimistë për të ardhmen
AktualeKryesoreOpinionSociale

Qytetarët e Ballkanit pesimistë për të ardhmen

Përditësimi i fundit: 18 Dhjetor, 2024 12:21 pm
136 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi gjetjet e sondazhit vjetor ‘SecuriMeter‘ për vitin 2024, nëpërmjet të cilit qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor shprehin perceptimet e tyre për çështjet e sigurisë në rajon.

Sipas rezultateve të sondazhit, pritshmëritë e qytetarëve të rajonit nuk duken tepër optimiste për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Vetëm 39% e qytetarëve bien dakord se Ballkani Perëndimor është një vend i sigurtë për të jetuar, duke theksuar shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë, teksa 83% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor pranojnë se korrupsioni është i përhapur kudo”, citojnë gjetjet e raportit.

Sondazhi i opinionit publik SecuriMeter për Ballkanin Perëndimor u lançua për herë të parë në vitin 2021, dhe kryhet çdo vit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal me mbështetjen e qeverisë italiane.

Sondazhi për vitin 2024 u krye gjatë muajve Qershor-Korrik 2024 me gjashtë mijë pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria është vendi me shkallën më të lartë të qytetarëve që ndihen të pasigurtë për ekonominë e tyre (32%)”, citojnë gjetjet e raportit, duke theksuar se shqetësimet kryesore të raportuara nga shqiptarët janë inflacioni dhe kosto e lartë e jetesës.

Të dhënat tregojnë se qytetarët shqiptarë përballen vazhdimisht me vështirësi ekonomike dhe hasin sfida në mbylljen e muajit.

“Kjo thekson nevojën urgjente për të adresuar varfërinë dhe për të krijuar mundësi ekonomike për Shqiptarët”, citon raporti.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal gjithashtu bëri thirrje për reagim të menjëhershëm lidhur me gjetjet e sondazhit.

“Sot ne nuk po prezantojmë thjesht raportin, por po përcjellim zërat e mijëra qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, tha Majlinda Bregu, sekretare e përgjithsme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

“Këto gjetje na shtyjnë të veprojmë pa hezituar, me urgjencë dhe vendosmëri”, vijoi Bregu mbi gjetjet e raportit për vitin 2024.

Rezultatet vijojnë më tej duke treguar se 42% e pjesëmarrësve në sondazh u shprehën se kishin ankth lidhur me një rritje të mundshme të shkallës së kriminalitetit, si pasojë e imigrimit në vendet e tyre, por edhe largimit të vendasve drejt Europës.

Rezultatet nuk janë optimiste as përsa i përket dhunës me bazë gjinore.

“66% e grave në Ballkanin Perëndimor e konsiderojnë dhunën në familje si një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe real, teksa 54% e tyre e konsiderojnë ngacmimin seksual si një kërcënim për sigurinë e tyre”, citojnë gjetjet.

Lidhur me pritshmëritë për të ardhmen e rajonit, rezultatet e sondazhit tregojnë se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kanë shkallën më të lartë të qytetarëve që kanë një pritshmëri negative mbi sigurinë në rajon në 12 muajt e ardhshëm.

“Tre problemet kryesore që shqiptarët raportojnë se ndodhin shpesh janë personat që lypin rrugëve, konsumimi i alkolit në rrugë dhe tregtia e lëndëve narkotike në rrugë”, shkruhet në raportin e SecuriMeter 2024.

Sondazhi identifikon si problematika të mëtejshme në nivel rajonal shqetësimin për një konflikt të brendshëm mes vendeve të Ballkanit.

“48% e të intervistuarve shprehen se një luftë midis ekonomive të Ballkanit është e mundshme, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme”, tregojnë gjetjet.

Më shumë se gjysma e të intervistuarve (53%) gjithashtu shprehin shqetësime për përballimin e shërbimeve shëndetësore dhe mbulimin e medikamenteve (76%) në vendet e rajonit.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bloomberg: Gjermania kërcënohet nga një skenar i tmerrshëm
Artikulli tjetër Shpallet në kërkim ndërkombëtar ish-zv.kryeministri i RMV, Artan Grubi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.