KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qytetarët pritet të paguajnë 30 milion euro në vit, për sigurimin nga tërmetet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qytetarët pritet të paguajnë 30 milion euro në vit, për sigurimin nga tërmetet
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Qytetarët pritet të paguajnë 30 milion euro në vit, për sigurimin nga tërmetet

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2026 12:36 pm
475 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm të Banesave nga Tërmetet dhe Përmbytjet, i cili do të ngrihet së shpejti,  pritet të kthehet në një nga mekanizmat financiarë më të mëdhenj në tregun e sigurimeve në Shqipëri, me të ardhura vjetore që mund të kalojnë shifrën e 3 miliardë lekëve apo 30 milionë eurove në vit.

Nga një analizë e bërë nga SCAN TV, sipas të Censit 2023, në Shqipëri janë gjithsej 1,082,529 banesa që do të përfshihen në skemën e sigurimit të detyrueshëm, nga të cilat 726,325 janë banesa të banuara dhe 356,204 banesa të pabanuara. Primi vjetor i përfolur për çdo banesë pritet të jetë mesatarisht rreth 30 euro, megjithëse ende nuk ka një shifër përfundimtare.

Por nëse do të bëjmë një llogari bazuar në këtë nivel primi, Fondi do të gjeneronte rreth 32.5 milionë euro në vit, ose afërsisht 3.25 miliardë lekë. Duke përjashtuar këtu godinat e institucioneve shtetërore të cilat gjithashtu do të kenë si detyrim sigurimin nga tërmetet. Po ashtu në këtë shifër përjashtohen dhe të ardhurat që do të mblidhen nga primi që do të caktohet për përmbytjet, për shkak se ende nuk janë përcaktuar zonat e rrezikut dhe numri i banesave që do të jenë pjesë e skemës.

Nëse do të bënim një krahasimi me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve,  MTPL, nga kjo policë sigurimi,  kompanitë kanë gjeneruar në vitin 2025 rreth 14.3 miliardë lekë të ardhura apo rreth 143 milionë euro, duke mbetur produkti më i madh në tregun e sigurimeve në Shqipëri.

Në terma relativë, Fondi i banesave do të përfaqësonte rreth 23% të volumit financiar të MTPL-së.

Megjithatë, ndryshe nga MTPL, i cili ndahet mes disa kompanive private të sigurimit, Fondi i sigurimit të banesave do të funksionojë si entitet unik dhe dhe kompani shtetërore, ku 100% e primeve do të përqendrohen në një institucion të vetëm.

Pra e thënë ndryshe, edhe pse nuk do të jetë tregu më i madh në volum, Fondi pritet të kthehet në institucionin  më të madh individual në sektorin e sigurimeve në Shqipëri, për shkak të bazës shumë të gjerë të kontribuuesve, natyrës së detyrueshme të pagesës, stabilitetit dhe parashikueshmërisë së të ardhurave.

Nëse nuk do të ketë një tërmet madhor, Fondi mund të akumulojë brenda një dekade mbi 30 miliardë lekë kapital, duke u kthyer në një aktor me peshë reale jo vetëm në sigurime, por edhe në sistemin financiar në tërësi.

Krijimi i Fondit shënon një ndryshim të rëndësishëm në filozofinë e menaxhimit të riskut në Shqipëri, nga modeli  i kompensimit pas fatkeqësive përmes parave të buxhetit të shtetit, drejt një mekanizmi të përhershëm financiar për mbrojtjen e pasurisë.

Në terma makroekonomikë, Fondi pritet të luajë rol kyç në reduktimin e barrës fiskale për buxhetin e shtetit në rast të tërmeteve të ardhshme por edhe të përmbytjeve,  duke zhvendosur koston nga financimi publik drejt një skeme sigurimi të strukturuar dhe të qëndrueshme.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gazeta italiane: Pse nuk reagon qeveria e Melonit për “Revolucionin e flamingove”?

Dështon atentati në Elbasan/ Tentoi të vriste Mir Bitocin por i ngec arma, arrestohet

Greqi/ Pse sulmet ndaj turistëve izraelitë, detyrojnë Athinën të reagojë?

Media britanike: Pse flamingot po thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Arsyet “logjistike dhe operacionale” çuan mbetjet e rrezikshme në Shënavlash

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bankers zhduku 12 milion dollarë në një llogari të fshehtë, muajin e kaluar
Artikulli tjetër Auditimi zbulon tejkalime disa milionëshe në kontratat PPP të shëndetësisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Gusht, 2026
Skema e turqve për zhvatjen e kromit/ Albchrome humbi 15 milionë euro në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Leku i fortë, xhepi i hollë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Evropa në alarm të kuq nga zjarret, evakuohen turistët në Kroaci dhe Greqi
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 15 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.