KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qytetarët rikthehen në Nartë, aty ku nisi përplasja
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qytetarët rikthehen në Nartë, aty ku nisi përplasja
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Qytetarët rikthehen në Nartë, aty ku nisi përplasja

Përditësimi i fundit: 9 Qershor, 2026 12:19 pm
123 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Pamjet e një qytetari të tërhequr zvarrë nga rojet private në zonën e mbrojtur Pishë–Poro–Nartë, një javë më parë, tronditën opinionin publik.

Ngjarja e 30 majit nxiti një mobilizim paqësor qytetar, i cili vijon prej ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera. Të shtunën, më 6 qershor, qytetarët u rikthyen në të njëjtin vend ku nisi përplasja që e ktheu Nartën në kryefjalë të debatit publik.

Gardhi me tela që kishte rrethuar territorin ku parashikohen zhvillime turistike në Zvërnec nuk ishte më aty. Nuk kishte më as roje private apo prani të shtuar të Policisë së Shtetit.

Punimet janë ndalur, por gjurmët e ndërhyrjes në terren mbeten të dukshme: rrugë të hapura me çakull dhe ura betoni në një nga peizazhet më të rëndësishme natyrore të vendit.

Ajo që nisi si kundërshtim ndaj një projekti turistik në Peizazhin e Mbrojtur Pishë–Poro–Nartë, tashmë është kthyer në një protestë më të gjerë për hapësirat publike, natyrën, mungesën e transparencës dhe të drejtën e qytetarëve për të ditur çfarë vendimesh merren në emër të tyre.

Rikthimi në plazhin e Dalanit, paraditen e së shtunës, ishte edhe një akt simbolik për të treguar se dhuna nuk i ka trembur.

“Sazani e Karaburuni janë vatanet e mia. Kjo tokë është e shqiptarëve, do ta gëzojnë fëmijët tanë”, tha një protestuese me megafon, përpara qindra qytetarëve të mbledhur në solidaritet.

Për aktivistët mjedisorë, protesta në Nartë ishte një mesazh kundër arrogancës së pushtetit dhe interesave private. Ata e konsiderojnë betejën për Nartën si simbol të mbrojtjes së një trashëgimie të përbashkët.

“Hynë e dhunuan, e përdhosën zonën e mbrojtur, nuk i morën leje askujt, nuk lajmëruan askënd, nuk bënë asnjë procedurë dhe më pas, kur njerëzit dolën për ta ruajtur, filluan të nxjerrin teoritë që jemi agjenturë greke, serbe, iraniane”, u shpreh Joni Vorpsi nga PPNEA.

Sipas Vorpsit, pushtetarët e kanë të vështirë të pranojnë se natyra është e lidhur me dinjitetin e shqiptarëve.

“Natyra është pjesë e kulturës së shqiptarëve. Në marrëdhënie me habitatet tona ne kemi zhvilluar kulturën, kemi zhvilluar zakonet tona. Prandaj është e rëndësishme që ta ruajmë”, deklaroi ai.

Narta përfshin një mozaik unik lagunash, pyjesh bregdetare dhe zonash me rëndësi të veçantë për shpendët migratorë. Ajo është pjesë e zonave ndërkombëtare të rëndësishme për shpendët, zonë kyçe për biodiversitetin dhe zonë kandidate Emerald, pararendëse e rrjetit Natura 2000 të Bashkimit Evropian.

Por sipas ambientalistëve, dëmet kanë nisur tashmë.

“Siç e shihni, ky çakull është hedhur muajin e kaluar. Këtu nuk ka pasur fare material çakull, ka qenë një rrugë e vjetër aksesi, e pamirëmbajtur. Nga sa kemi parë, i gjithë ky çakull lidhet deri me pjesën e hidrovorit. Imagjinoni me çfarë intensiteti kanë punuar kamionët dhe makineritë, që të shtrosh pothuajse 7–8 kilometra rrugë në një kohë kaq të shkurtër. Mbi të gjitha, është ndërtuar edhe një urë betoni”, u shpreh për Citizens.al Aleksandër Trajçe nga PPNEA.

Alarmi i ambientalistëve nisi që në fillim të muajit maj, kur në zonë u panë makineritë e para të rënda. Qeveria shqiptare, në përpjekjet për të kundërshtuar qëndresën qytetare, ka pretenduar se zona ku parashikohet të ndërtohet është pronë private.

Megjithatë, ambientalistët argumentojnë se një pjesë e territorit të prekur është pronë publike dhe përfshin edhe monumente natyre.

“Këtu jemi tërësisht në zonën qendrore të zonës së mbrojtur Pishë Poro–Nartë. Ajo që shohim është laguna e Nartës. Kjo ligatina e ndërmjetme është laguna e Limopuas dhe ka një karakteristikë shumë të veçantë, sepse është lagunë me ujë të ëmbël, midis detit dhe lagunës kryesore. Kjo është monument natyre”, rrëfen Trajçe, ndërsa tregon ligatinën pas tij.

Sipas tij, një monument natyre nuk mund të jetë pronë private.

“Është thënë se e gjitha kjo është tokë private. Në fakt, nuk është e vërtetë, sepse kjo është një sipërfaqe gati 15 hektarë, pra nuk është sipërfaqe e vogël, që është pronë publike. Ndaj kësaj prone u hoq aksesi i publikut kur gardhi ishte i vendosur dhe heqja e aksesit të publikut në një pronë publike është vepër penale me ligj”, argumenton Trajçe.

Sipas protestuesve, natyra ka qenë gjithmonë e lidhur me identitetin kulturor dhe kombëtar.

“Dikur shtëpitë i lyenim duke imituar ngjyrat që shikonim në natyrë. Dikur këngët i bënim duke imituar natyrën. Veshjet i kishim duke imituar natyrën dhe askush nuk mund të na thotë se nuk kemi ndjeshmëri për natyrën. Ata që duan të na heqin ndjeshmërinë për natyrën janë oligarkët dhe qeveria”, tha në megafon Enriko Peçuli, aktivist i Lëvizjes Bashkë.

Angazhimi qytetar i javës së fundit, sipas protestuesve të pranishëm në Nartë, ka sjellë në debatin publik një ndjenjë atdhedashurie që kishte munguar prej kohësh.

“Prej të shtunës së kaluar shqiptarët kanë përditësuar një fjalë, një fjalë për të cilën mbase nuk jemi të vetëdijshëm në përditshmëri për shkak të halleve, problemeve, punëve. Fjala është ‘Atdhe’. Atdheu nuk prodhon banditë që tërheqin zvarrë qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre. Atdheu është ajo çfarë duan të na marrin bashkë aleanca historike e qeveritarëve të korruptuar, në bashkëpunim me oligarkët dhe matrapazët nga e gjithë bota”, tha Klodi Leka, aktivist i Lëvizjes Bashkë.

Banorë të Vlorës, të pranishëm në protestë, u shprehën se vlerat e kësaj zone nuk maten me investime apo resorte, por me peizazhin, biodiversitetin dhe kujtesën kolektive që ajo mbart.

“Investitori më i madh strategjik këtu është Zoti. Shiko sa bukur e ka bërë: me lagunë, me manastirin që kemi aty, me ishull, me gadishull, me mrekullira. Tani pse të vijnë ata e të na fusin betonin? Është njësoj sikur të fusin një elefant në një vend që ka gjëra prej qelqi dhe t’i bëjnë copë-copë. Unë dua që këtë zonë ta gëzojnë të gjithë fëmijët shqiptarë”, u shpreh Laureta Petoshati.

Me flamuj kombëtarë në duar, qytetarët ecën mbi rrugët e hapura me zhavorr nga makineritë e rënda, aty ku më parë kishte shtigje të ngushta.

Në shenjë simbolike, ata u rreshtuan njëri pas tjetrit në bregun e detit për të formuar mesazhin: “Mbro Nartën!”

Më pas, protestuesit pritën me brohorima Eva Buzon, Ebi Spahiun, Vasilika Laçin dhe vajza e gra të tjera që shoqëruan Evën duke përshkuar me not rrugën nga ishulli i Sazanit deri në Zvërnec, si akt simbolik kundër ndërtimeve në këtë zonë.

Një javë pas përplasjes që e ktheu Nartën në kryefjalë të debatit publik, protestuesit u larguan nga zona me mesazhin se kjo betejë nuk lidhet vetëm me një projekt. Ajo lidhet me mënyrën se si merren vendimet, me pyetjen se kush vendos për hapësirat publike, për natyrën dhe për trashëgiminë e përbashkët të vendit.

Për sa kohë kjo pyetje mbetet pa përgjigje, ata thonë se nuk do t’i ndalin protestat.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vlerat natyrore të Zonës së Mbrojtur Pishë Poro–Nartë përballë sfidave aktuale
Artikulli tjetër Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.