KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama u tregoi shkopin e gomës/ Flamingot i djegin monumentin dhe i dhurojnë një arkivol
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama u tregoi shkopin e gomës/ Flamingot i djegin monumentin dhe i dhurojnë një arkivol
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Rama u tregoi shkopin e gomës/ Flamingot i djegin monumentin dhe i dhurojnë një arkivol

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2026 8:17 am
176 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ndonëse qeveria bëri gjithçka për t’i trembur dhe dekurajuar, që nga dhuna e egër në dy protestat para parlamentit e deri te tendenca për t’i penguar në kufi ata që do vinin nga jashtë, dita e 35-të e protestës ishte një festë madhështore e revolucionit të flamingove. Ajo ishte madhështore jo vetëm nga pjesmarrja e dhjetëra mijëra pjesmarrësve në shesh, por mbi të gjitha nga simbolika që tregonte se një shumicë shqiptarësh kërkon ndarjen përfundimtare me Edi Ramën e deri tek fjalimet pikante. Gjithçka përmblidhej në zbërthime në forma të ndryshme të slloganit.

Ndërkohë që Edi Rama i ka dhuruar fyerje, kërcënime dhe shkopinjtë e gomës, protestuesit iu përgjigjën me një sërë dhuratash për ditëlindjen e tij të 63-të.

Në shesh u shfaq edhe një tortë me mbishkrimin “Rama TQR” dhe “Te Quiero Rama”, ku protestuesit frynë qiririn me numrin 0 duke kënduar “Rama jepe dorëheqjen”.

Protestuesit sollën edhe një arkivol ku shkruhej “Arkivoli politik i Ramës”. Ndërsa studentët rrëzuan dhe shkelmuan një statujë të improvizuar të kryeministrit me mbishkrimin “Diktatori i fundit”, duke e krahasuar me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991.

“Ramën e kemi rrëzuar me kreativitetin tonë”, tha një protestues. Herë pas here sheshi jehonte me thirrjet “Shumë burgime për ty, shumë burgime për Ramën, shumë burgime për ty”.

Një protestues i kishte sjellë Ramës një uniformë burgu, një brisk e sapun, të cilin i sugjeroi ta ndajë me Erion Veliajn.

“Ky është kostum burgu nga më të mirët që ka Europa. Në behar të mban freskët, në dimër shumë ngrohtë. Mos u mërzit se kemi menduar për shumë gjëra të tjera. Një sapun, por do të duhet ta ndash bashkë me Erion Veliajn. Të kam sjellë edhe një qese me miell, sepse e di që do të marrë malli të gatuash ndonjë byrek. E ke miell bio direkt nga fshatrat e Korçës. I kam sjellë një brisk”, tha ai.

Kjo protestë e 35 tregoi se as shantazhi dhe as dhuna nuk funksionuan, madje ajo e shtoi vrullin e `flamingove për të marshuar.

I vetmi efekt i ri lehtësisht i dukshëm ishte fakti se me sjelljen dhe qëndrimin e tij, kryeministri po tregon një aftësi të paparë për ta mbledhur mërinë dhe zemërimin përreth vetes. Vetëm kështu mund të shpjegohet simbolika me monumentin e tij që digjet, me arkivolin e vdekjes politike dhe me parrullat “Rama TQR” .

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve
Artikulli tjetër Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.