KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti i Antidrogës: Mafia shqiptare, aleate me Ndragheta e Camorran
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Raporti i Antidrogës: Mafia shqiptare, aleate me Ndragheta e Camorran
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Raporti i Antidrogës: Mafia shqiptare, aleate me Ndragheta e Camorran

Përditësimi i fundit: 1 Tetor, 2025 6:42 pm
237 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Trafiku global i drogës mbetet sot treguesi më i besueshëm i fuqisë së rrjeteve kriminale. Nuk ka krizë, luftë apo emergjencë që të ulë volumin e tij.

Përkundrazi: konfliktet shumëfishojnë bizneset, hapin korridore logjistike, ofrojnë njerëz dhe teknologji. Këtë e thekson prokurori kombëtar antimafia dhe antiterrorizëm, Giovanni Melillo, gjatë prezantimit të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet Antidrogë (Dcsa)

“Lufta i jep burime të mëdha rrjeteve kriminale. Teknologjitë që sot përdoren në frontet e luftës, mund të jenë tashmë në duart e botës së krimit. Kartelët meksikanë prej vitesh përdorin dronë për të kaluar drogën përtej kufirit amerikan. Në konfliktin e Ukrainës veprojnë njerëz që vijnë nga ato rradhë dhe që përmes luftës shumëfishojnë aftësitë e tyre teknologjike e kontrolluese.”

Risia, është se konfliktet në Ukrainë e Lindjen e Mesme, por edhe krizat institucionale në Ekuador apo Peru, nuk janë më skenare të largëta: Janë “fabrika të aftësive të reja kriminale”.

“Vetëm një i verbër mund të besojë se të gjithë personat e përfshirë në konfliktet e Europës Lindore apo Lindjes së Mesme, pas përfundimit të luftës, do të merren me punë paqësore apo bujqësi. Shumë prej tyre do të bëhen pjesë e sistemeve kriminale, duke sjellë kriminelë të rinj me përmasa teknologjike që as nuk i imagjinojmë. Lufta është inkubator i lidershipit mafioz, jo më vetëm për shkak të egërsisë, por të aftësisë për të menaxhuar teknologji, tregje e kriptomonedha” thotë Melillo

Në këtë terren që zgjerohet, reagimi i shteteve mbetet i dobët. “Ndërsa strukturat kriminale integrohen, bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet i fragmentuar”, thekson ai. Raporti i Dcsa e konfirmon me gjuhë teknike: duhen shumëfishuar marrëveshjet bilaterale, operacionet e përbashkëta, ekipet hetimore. Por realiteti është se, ndërsa mafiet veprojnë si multinacionale, shtetet mbeten të lidhura me kufijtë dhe burokracitë e tyre.

Sipas raportit, trafiku i drogës është sot pasqyra e një rendi botëror që po shpërbëhet, burim kapitalesh që financojnë luftëra dhe destabilizime, sistem i integruar që vepron njësoj në Europë si në Kolumbi.

Lufta në Ukrainë ka ndryshuar “modus operandi”-n e grupeve kriminale dhe rrugët e konsoliduara të drogës.

Pamja e paraqitur nga Raporti Vjetor i Drejtorisë Qendrore për Shërbimet Antidrogë është në përputhje me këtë alarm. Lufta në Ukrainë, shkruan Dcsa, ka shërbyer si sfond për një ndryshim të “mënyrave të operimit” të grupeve kriminale dhe të rrugëve të konsoliduara të trafikut të lëndëve narkotike.

Fakt domethënës janë: sekuestrimet e kokainës në portet europiane si Roterdam, Antuerp apo Hamburg ranë ndjeshëm në vitin 2024, por çmimet dhe furnizimi në treg mbetën stabël. Pra, prodhimi nuk ka rënë – kanë ndryshuar vetëm kanalet: më të padukshme, më të mbrojtura.

Melillo thekson një tjetër element:  “Duhet të mësohemi me idenë se procesi i rafinimit të pastës së kokainës nuk ndodh më vetëm në xhunglat e Amazonës, por po zhvendoset këtu. Kjo ul sasinë për eksport, ul rreziqet dhe kontrollet.”

Raporti e vërteton: laboratorë klandestinë dhe rrugë të reja furnizimi (përmes Afrikës Perëndimore, Kaukazit, Ballkanit) garantojnë vazhdimësi.

Nuk bëhet më fjalë për “joint venture” të rastësishme: “mafiet italiane bashkohen me kartelët e Amerikës Latine dhe konsorciumet kriminale afrikane, ballkanike e lindore, duke krijuar “sisteme të integruara kriminale” që kontrollojnë bashkarisht portet, ndajnë strategjitë e riciklimit e të investimeve speculative”

Dcsa evidenton të njëjtin trend: mafiet italiane, nga ’Ndrangheta te Camorra e Cosa Nostra, veprojnë në tregje të ngopura e të globalizuara, në aleancë me grupime shqiptare, turke e nigeriane.

Ndërkohë, lufta vepron si përshpejtues. Teknologjitë ushtarake, si dronët apo sistemet e komunikimit të koduar, po bien në duart e karteleve të drogës. Por fusha më delikate mbetet menaxhimi i flukseve financiare. Siç vëren Dcsa, rrjetet kriminale po përdorin gjithnjë e më shumë kriptovalutat dhe mekanizmat e kompensimit informal, duke anashkaluar qarkullimin bankar. Në këtë mënyrë financohen blerje, luftëra dhe destabilizime.

Për Italinë, rreziku nuk është i largët. Mafia shqiptare ka zënë segmente të tëra të riciklimit dhe tregtisë, duke blerë kompani dhe aksione shoqërore. Kartelët kolumbianë dhe meksikanë mbajnë kanale të drejtpërdrejta me klanet kalabreze dhe puljeze. Raporti përshkruan një “treg unik” të drogës, ku Italia nuk është periferi, por një nyje qendrore.

Mësimi është i hidhur, dhe Giuseppe D’Avanzo do ta kishte shkruar kështu: konfliktet e armatosura nuk mbarojnë në konferencat e paqes, por vazhdojnë në porte, në laboratorë, në tregjet e kokainës. Dhe aty mafiet italiane janë tashmë në radhën e parë.

 

Marrë nga La Repubblica

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti i KLSH: Nga viti 2021-2025 munguan barnat onkologjike
Artikulli tjetër Udhëtime në zonën Shengen, ndryshime nga 12 tetori

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.