KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Reuters: Dy gazetarë tanë u plagosën me plumba gome
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Reuters: Dy gazetarë tanë u plagosën me plumba gome
AktualeAnalizeFokusKomentKryesoreSociale

Reuters: Dy gazetarë tanë u plagosën me plumba gome

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 9:25 am
25 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Policia në Shqipëri qëlloi të shtunën me atë që dukeshin si plumba gome ndaj protestuesve, në ditën e pestë të demonstratave masive studentore që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pamjet filmike të Reuters treguan policinë duke qëlluar me shotgun drejt turmave jashtë Ministrisë së Arsimit, gjatë përleshjeve me protestuesit. Gazetarët e Reuters gjetën saçma gome në tokë. Disa prej tyre goditën dy gazetarë të Reuters dhe disa protestues, duke lënë shenja të rrumbullakëta.

Incidenti shënon një përshkallëzim të përballjes mes policisë dhe protestuesve, e cila prej ditësh ka përfshirë zonën qendrore të Tiranës. Demonstruesit kanë djegur ndërtesa qeveritare dhe banka, si dhe kanë hedhur gurë drejt policisë, e cila është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, nuk e mohoi përdorimin e plumbave të gomës, kur u pyet për këtë çështje gjatë një konference për shtyp të shtunën.

“Të gjitha mjetet që u përdorën, u përdorën në mënyrë të kufizuar, përfshirë edhe ato më të fundit”, tha ai.

Hita deklaroi se shtatë efektivë policie janë pezulluar dhe po përballen me hetime disiplinore për “tejkalim të kompetencave” dhe “mosrespektim të parimit të proporcionalitetit” gjatë trajtimit të protestuesve. Ai nuk specifikoi se cilat incidente çuan në pezullimin e tyre.

Demonstratat janë nxitur nga zemërimi për korrupsionin e perceptuar në qeveri, mungesën e vendeve të punës dhe standardet e dobëta të arsimit. Ato kanë fituar gjithashtu mbështetjen e njerëzve që u ndien të shpërfillur gjatë një vere protestash kryesisht paqësore kundër një projekti luksoz zhvillimi në bregdet, të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Trazirat përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili vitin e kaluar fitoi mandatin e tij të katërt si kryeministër.

“Kanë kaluar 13 vjet me korrupsion dhe 13 vjet pa bërë asgjë, me premtime boshe. Kupa është mbushur dhe ne jemi këtu për të drejtat tona”, tha të shtunën Juri Taullahu, një student 22-vjeçar i mjekësisë.

Policia dhe qeveria i dënuan trazirat dhe bënë thirrje për qetësi.

Hita tha se 1.067 persona ishin arrestuar dhe 388 të tjerë ishin ndjekur penalisht. Dhjetëra efektivë policie dhe protestues kanë mbetur të plagosur.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si u “zhduk” fitimi i minierës së Spaçit nga TETE Albania përmes manovrave me kredinë e BKT?

Mesazhet skandaloze/ PS kthehet në njësi paramilitare, Rama kopjon skenarin e Vuçiçit

Parlamenti Evropian reagon për protestat në Tiranë

Skandali i videove intime, pasqyra e një Shqipërie ende patriarkale

Rama akuzon Rusinë dhe Iranin për protestat, premton shpërblime për policët dhe ndëshkime për studentët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ermonela Jaho në krah të rinjvë pas protestave studentore
Artikulli tjetër Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve 6-fishon gjobat maksimale ndaj bizneseve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Arsyet në sfond të rebelimit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 19 Tetor, 2026
Rama duhet të largohet
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 19 Tetor, 2026
Qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Zhvillim 19 Tetor, 2026
Pse fëmijët po gjuajnë me gurë, djegin dyqane e institucione dhe nuk kanë frikë nga policia?
Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.