Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për situatën aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria pas protestave të fundit sudentore të cilat kanë eskaluar në dhunë dhe përplasje fizike nga efektivët e policisë. Ajo ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe shmangien e përshkallëzimit të tensioneve.
Stop vëllavrasjes shkroi Jaho në deklaratën e saj duke pohuar se të gjithë janë fëmjët e dikujt dhe se përpara çdo bindjeje e çdo ndarjeje, jemi njerëz. Ermonela thekson se jeta dhe dinjiteti njerëzor duhet të jenë mbi çdo bindje apo interes, ndërsa nënvizon se fëmijët meritojnë të rriten në një Shqipëri ku mospajtimi nuk shndërrohet në konflikt.
Marrë nga Dosja.al