KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritet numri i ankesave nga nëpunësit e administratës për institucionet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritet numri i ankesave nga nëpunësit e administratës për institucionet
AnalizeKryesoreSociale

Rritet numri i ankesave nga nëpunësit e administratës për institucionet

Përditësimi i fundit: 17 Maj, 2025 10:25 am
159 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nëpunësit e administratës publike si në institucionet qendrore edhe në ato vendore apo të pavarura kanë paraqitur më shumë ankesa gjatë vitit që lamë pas.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil raportoi se ishin të paktën 145 të tilla në total me rritje në raport me vitet paraardhëse dhe kjo deri diku i atribuohet edhe njohjes së hapësirave ligjore që kanë nëpunësit për tu ankuar.

Ankesat në 100 raste vinin nga nëpunësit dhe pjesa tjetër nga institucionet. Ndër 100 ankesat e nëpunësve, 48 për qind e rasteve vinin nga institucionet qendrore, 40 për qind nga ato vendore dhe 12 për qind nga ato të pavarura.

Në pjesën më te madhe të rasteve duket se shkak për ankesën janë bërë riorganizimet e institucioneve të cilët vijnë si efekt i ndryshimeve të organigramave dhe rishikimikt te pozicioneve, raporton Monitor.al

“Vërehet se në numrin e përgjithshëm të rasteve të trajtuara që i përkasin administratës shtetërore, numrin më të lartë e zënë kërkesat e adresuara nga institucione të varësisë, në administratën shtetërore. Kjo lidhet me faktin se kjo kategori institucionesh kanë qenë në proces ndryshimi e riorganizimi të vazhdueshëm, si dhe kanë objekt më të kufizuar në veprimtarinë e tyre.

Këto shkaqe sjellin si pasojë një dinamikë më të madhe në veprimtarinë e nëpunësve duke ndikuar si në lëvizjen në pozicionet e punës, ashtu edhe në marrëdhënien me drejtuesit e tyre, të cilët janë në kontakt më të drejtpërdrejtë me ta, në lidhje me realizimin e detyrave të përditshme” thuhet në raportin e Komisionerit.

Po kështu një tjetër aspekt që gjykohet se ndikon në numrin e ankesave sipas dokumentit është mungesa e pozicioneve të dedikuara për menaxhimin e burimeve njerëzore në disa institucione.

“Për pasojë, administrimi i shërbimit civil kryhet shpesh nga specialistë, që kanë detyra të tjera sipas strukturës në zbatim, të cilëve u ngarkohet edhe detyra për menaxhimin e burimeve njerëzore.

Nga ana tjetër, njësitë e burimeve njerëzore në ministritë e linjës e kanë të vështirë të administrojnë shërbimin civil në këto institucione, në koherencë të plotë me momentin e kryerjes së veprimeve administrative që kanë të bëjnë me shërbimin civil” vëren raporti.

Komisioneri lidhur me ankesat ka bërë rekomandime për një pjesë të tyre, për të tjera pas hetimeve nuk kanë rezultuar shkelje ndërsa një pjesë tjetër i ka orientuar për zgjidhje në institucionet të tjera që zbatojnë kuadër tjetër ligjor lidhur me nëpunësin civil.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush janë 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit
Artikulli tjetër Deputeti slloven ngjitet në çatinë e Parlamentit, kërcënon vetëvrasje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.