KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare: Shkarkimet nga puna mund të kushtojnë mbi 150 milion lekë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare: Shkarkimet nga puna mund të kushtojnë mbi 150 milion lekë
AktualeAnalizeKryesoreSociale

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare: Shkarkimet nga puna mund të kushtojnë mbi 150 milion lekë

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2025 6:02 pm
203 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në raportin e dorëzuar në Kuvend për vitin 2024, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka paraqitur një panoramë të zymtë financiare dhe programative, të shkaktuar nga vendimet gjyqësore të lidhura me shkarkime të padrejta nga puna dhe mosrealizimin e fondeve për prodhime të pavarura.

Sipas raportit, RTSH është përballur me një barrë të rëndë financiare si pasojë e shkarkimeve masive të realizuara nga drejtori i mëparshëm, Alfred Peza, që sollën mbi 150 paditë dhe procese gjyqësore, disa prej të cilave janë fituar nga punonjësit e shkarkuar. Si rezultat, institucioni i transmetimit publik ka paguar deri tani mbi 63 milionë lekë për procese të humbura, ndërkohë që 95 milionë lekë të tjera mbeten të ekspozuara ndaj rrezikut financiar nga çështje ende të hapura.

Raporti gjithashtu thekson se shumica e vendimeve të Pezës për ndërprerjen e marrëdhënies së punës janë rrëzuar nga gjykatat, për shkak të mungesës së arsyeve të qarta dhe të ligjshme. Ky dështim ka penguar thellësisht përpjekjet për reformimin e këtij institucioni.

Një tjetër shqetësim i ngritur është se struktura financiare e RTSH është ende e rënduar, me mbi 52% të buxhetit të dedikuar për paga dhe sigurime shoqërore, duke kufizuar ndjeshëm mundësitë për investime në përmbajtje dhe teknologji. Pjesë e këtij dështimi është edhe mosrealizimi i fondit prej 12 milionë lekësh për mbështetje të prodhimeve të pavarura, i cili mbeti i papërdorur gjatë vitit.

Përveç kësaj, raporti shpreh shqetësimin për mungesën e një linje editoriale të qartë, me një përmbajtje programative që përfshin kryesisht ritransmetime dhe pa diversitet të mjaftueshëm. Mungesa e transparencës në publikimin e shpenzimeve dhe vendimmarrjen e bordeve gjithashtu ka dëmtuar besueshmërinë e RTSH-së dhe llogaridhënien e tij publike.

Një tjetër aspekt i theksuar është që përmbajtja për fëmijë dhe të rinj përbën vetëm 3% të programacionit total, një shifër që është shumë e ulët në krahasim me standardet evropiane. Gjithashtu, procesi i digjitalizimit të arkivës mbetet i papërfunduar.

Alfred Peza, i cili drejtoi RTSH-në nga qershori i vitit 2023 deri në dorëheqjen e tij në shtator 2024, ka qenë objekt i kritikave të shumta për mënyrën e drejtimit të televizionit publik, shkarkimet e papërgjegjshme dhe moszbatimin e rekomandimeve nga Kuvendi. Prej prillit 2025, RTSH drejtohet nga gazetarja Eni Vasili.

Ky raport vë në dukje gjithashtu ndikimin e politikës në strukturën dhe funksionimin e RTSH-së, me Këshillin Drejtues që zgjidhet nga Parlamenti, i cili është nën dominimin e Partisë Socialiste, duke ngritur shqetësime për pavarësinë e institucioneve të medias në Shqipëri.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media italiane i bën jehonë talljes së Ramës me presidentin Trump
Artikulli tjetër Pse mbyllja e qeverisë amerikane është një dhuratë për Trump-in?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.