KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sa kompensim për arsimin përfiton një prind
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sa kompensim për arsimin përfiton një prind
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Sa kompensim për arsimin përfiton një prind

Përditësimi i fundit: 26 Janar, 2026 11:21 am
496 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Rreth 25,4 mijë lekë është shuma e kompensimit që do të përfitojë një individ me të ardhura nën 1.2 mln lekë, dhe me 2 fëmijë të moshës nën 18 vjeç në ngarkim, pas plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

“Monitor” sjell shembullin e një individi që sapo ka plotësuar DIVA me të ardhura bruto nën 1.2 mln lekë dhe me 2 fëmijë në ngarkim, të cilit i janë njohur shpenzimet  me vlerë 96 mijë lekë për kujdestarinë fëmijëve dhe shpenzimet 100 mijë lekë për arsimin, me qëllim konkretizimin e vlerës së kompensimit.

Nga individi DIVA plotësohet për herë të parë. Deklarata është gjeneruar më të dhënë të plotësuara paraprakisht, përfshirë për të ardhurat vjetore dhe tatimin e paguar. Prej tij është vendosur vetëm numri i i fëmijëve në ngarkim dhe shpenzimi me vlerë 100 mijë lekë për arsimin, duke qenë se të ardhurat e deklaruesit janë nën 1.2 mln lekë në vit dhe disponon dokumentacionet justifikuese për këtë shpenzim. Pas plotësimit të këtyre të dhënave nga sistemi tatimi i mbipaguar, pra kompensimi është llogaritur automatikisht.

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.

Konkretisht, sipas të dhënave të DIVA-s të sapoplotësuar të ardhurat bruto vjetore të B.SH me profesion arsimtare në një shkollë të mesme publike për vitin 2025 ishin 1,189,374 lekë.

Tatimi i paguar vjetor gjatë vitit 2025 është në vlerën e 107,820 lekëve.

Ajo ka dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç, ku një prej tyre ndjek arsimin e mesëm në shkollë private.

Nisur nga të ardhurat vjetore që janë nën kufirin e 1.2 mln lekëve, individi nuk ka detyrim për plotësimin e Deklaratës të të Ardhurave Vjetore. Por duke qenë se hyrja në fuqi e ligjit të ri “Për tatimin e të ardhurave”, mundëson kompensimin për arsimin e fëmijëve, për herë të parë është plotësuar DIVA.

Pas hapjes së deklaratës së re, të dhënat janë gjeneruar paraprakisht të plotësuara.

Nga individi që ka plotësuar për herë të parë DIVA, në deklaratë është shtuar, vetëm numri i personave nën kujdestarinë e deklaruesit në rubrikën “Persona në kujdestarinë e deklaruesit” dhe te rubrika “Shpenzimet për arsimin e fëmijëve” është shtuar vlera 100 mijë lekë, duke qenë se të ardhurat nuk kalojnë kufirin e 1.2 mln lekëve në vit, pra janë nën 1.2 mln lekë në vit dhe disponon dokumentacionet justifikuese, në këtë rast faturat e shkollës private për shpenzimet e arsimit të fëmijës.

Pas vendosjes së këtyre të dhënave sistemi ka gjeneruar automatikisht tatimin e mbipaguar, apo kompensimin me vlerë 25,481 lekë.

Konkretisht nisur nga të dhënat në DIVA, individi ka përfituar:

-Zbritje nga te ardhurat nga punësimi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerë 360,000 lekë

-Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç me vlerë 96,000 lekë (kjo shumë u gjenerua automatikisht nga sistemi pas vendosjes së numrit të fëmijëve)

-Shpenzime për arsimin e fëmijëve me vlerë 100,000 (vlera u shtua nga deklaruesi gjatë plotësimit të DIVA, pasi disponon dokumentacionin justifikues të shpenzimeve në rast kontrolli nga tatimet dhe të ardhurat bruto vjetore janë nën 1.2 mln lekë)

Pas zbritjes së shpenzimeve totali i të ardhurave bruto arrin 633,374 lekë.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve është në vlerë 82,339 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton : 107,820 lekë (tatimi i paguar për 2025) – 82,339 lekë (tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve) = 25,481

25,481 është vlera e kompensimit që ky individ përfiton si kompensim për arsimin e fëmijëve.

Shembull kompensimi për arsimin për një prind me 2 fëmijë

Një mësuese në një shkollë të mesme publike me të ardhura vjetore nën 1.2 mln lekë dhe dy fëmijë nën 18 vjeç (ku një prej tyre ndjek shkollën private) plotësoi për herë të parë Deklaratën e të Ardhurave Vjetore (DIVA) për vitin 2025.

-Të ardhurat bruto vjetore: 1,189,374 lekë

-Tatimi i paguar gjatë vitit: 107,820 lekë

-Numri i fëmijëve nën kujdes: 2

-Shpenzime për kujdesin e fëmijëve: 96,000 lekë

-Shpenzime për arsimin e fëmijëve: 100,000 lekë

Nga të ardhurat bruto zbriten:

-Zbritje për punësim: 360,000 lekë

-Zbritje për çdo fëmijë nën 18 vjeç: 96,000 lekë për fëmijë

-Shpenzime për arsimin e fëmijëve: 100,000 lekë

-Pas këtyre zbritjeve, të ardhurat bruto vjetore që tatohen bëhen: 633,374 lekë

-Tatimi i rillogaritur mbi këtë shumë: 82,339 lekë

-Tatimi i paguar më parë: 107,820 lekë

-Tatimi i rillogaritur: 82,339 lekë

-Kompensimi që përfiton prindi = 107,820 – 82,339 = 25,481 lekë

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar
Artikulli tjetër Protesta në Tiranë, jehonë në mediat e huaja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.