KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?

Përditësimi i fundit: 14 Shkurt, 2025 10:08 am
228 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që kjo ditë të kthehet në një mundësi të madhe për bizneset, ndërkohë që konsumatorët shpesh ndihen të detyruar të shpenzojnë më shumë se sa duan për të festuar këtë ditë speciale…

Shën Valentini, i cili festohet në mbarë botën, ka marrë një dimension komercial gjithnjë e më të madh në Shqipëri. Çmimet për dhurata, restorante dhe organizimin e festave janë rritur ndjeshëm, duke reflektuar një kulturë të re konsumimi që e lidh dashurinë me shpenzimet.

Nuk mjaftojnë më vetëm trëndafilat; konsumatorët kërkojnë përvoja të personalizuara dhe dhurata të shtrenjta. Kjo ka krijuar një mundësi të madhe për tregtarët, por gjithashtu ka ndikuar në mënyrën se si perceptohet kjo festë.

Shpenzimet për Shën Valentinin janë në rritje, me një përqendrim të madh në kategoritë si parfume, bizhuteri dhe pushime romantike, duke e shndërruar këtë ditë në një festë masive komerciale.

Ndërsa kjo festë është një mundësi e madhe për bizneset, ajo gjithashtu nxjerr në pah kulturën e konsumit, që mund të ketë ndikime sociale dhe ekonomike.

Një ndër elementet që jo vetëm e personifikon si festë por përbën grupshpenzimin më të madh, janë lulet. Është thuajse një dukuri vjetore që lulet të kenë rritje të çmimeve javë ose ditë para Ditës së Shën Valentinit. Vitin e kaluar, çmimi i luleve të shitura në disa dyqane lulesh u rrit me pothuajse 50 për qind në prag të Ditës së Shën Valentinit.

Sipas komunikimeve në terren, përgatitjet kanë nisur që ditën e hënë, për kompozimin e luleve dhe rregullimin e dyqaneve. Çmimi mesatar është 3000 lekë/buqeta. Dhurata më e shtrenjtë e viteve të fundit raportohet një tufë trëndafilash të kuq në çmimin e 1000 eurove.

Ndërsa një tjetër sektor që ka pasur vëmendje në këtë ditë, ai i parfumeve, rezulton me shitje më të larta se sa veshjet. Nga parfumeria në qendrën COIN pohojnë se javën e shkuar kanë pasur një rritje kërkesash për parfume femrash kryesisht, por pa lënë pas edhe dhuratat për meshkujt, rritje të cilën e veçojnë si më të lartë se sa vitin e shkuar.

Ndërsa të kontaktuar nga Monitor, përfaqësuesit e shitjeve të argjendarisë “GrandJewelry” në Tiranë tregojnë se ishin bërë shumë promocione dhe zbritje çmimi me rastin e festës së dashurisë dhe këtë vit blerjet kanë qenë disi më mirë se vitet e mëparshme, megjithatë, sipas tyre, dhuratat e shtrenjta kanë nisur të jenë më pak atraktive dhe më shumë janë të drejtuar drejt produkteve të personalizuara.

Një tjetër kategori mbeten darkat. Çmimet për një darkë speciale për dy persona mund të variojnë nga 40 deri në 100 euro, varësisht nga tipologjia e restorantit dhe ofrimi i menusë speciale. Për restorantet me një reputacion të njohur, çmimi mund të arrijë deri në 150 euro për çift. Në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ku turizmi dhe festivitetet janë më të pranishme, oferta e restoranteve dhe hoteleve që ofrojnë paketat speciale është më e lartë.

Një faktor tjetër është edhe rritja e përdorimit të shërbimeve të udhëtimit dhe pushimeve për çiftet që duan të festojnë këtë ditë të veçantë jashtë vendit ose në destinacione të njohura të brendshme. Kostoja e një udhëtimi për dy persona për një fundjavë në Shqipëri mund të variojë nga 150 deri në 500 euro, varësisht nga destinacioni dhe ofruesi i shërbimit.

Për të festuar Shën Valentinin, agjencitë turistike shqiptare kanë ofruar paketa të ndryshme për destinacione romantike në Europë. Një nga ofertat ku kanë qenë të përqendruara më shumë kërkesat përfshin një udhëtim 3-ditor në Venecia dhe Milano, me nisje më 15 shkurt 2025 dhe kthim më 17 shkurt 2025, me një çmim prej 129 euro për person.

Një tjetër ofertë përfshin një udhëtim 5-ditor që përfshin Verona, Milano dhe Venecia, me nisje më 13 shkurt 2025 dhe kthim më 17 shkurt 2025, me një çmim prej 233 euro për person.  Gjithashtu, një udhëtim 2-ditor në Venecia dhe Verona, me nisje më 14 shkurt 2025, është ofruar me një çmim prej 179 euro për person, që përfshin fluturimin dhe akomodimin.

Marketingu luan një rol të rëndësishëm në shtimin e shpenzimeve dhe promovimin e festës. Fushatat e marketingut në Shqipëri, të cilat përfshijnë reklama televizive, postime në rrjetet sociale dhe oferta speciale në dyqane, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime të lidhura me Shën Valentinin.

Shumë marka shqiptare dhe ndërkombëtare kanë investuar në reklama të shtrenjta gjatë periudhës së Shën Valentinit, duke përdorur influencues të njohur dhe fushata të personalizuara për të tërhequr konsumatorët. Kjo ka bërë që një festë që dikur ishte e thjeshtë të bëhet një ngjarje masive, duke e kthyer tregun shqiptar në një mundësi të madhe për bizneset.

Prej disa vitesh, edhe në qendra të tjera të sektorit të bukurisë dhe Spa-së, paketat ofrohen në çift, ose edhe të personalizuara për meshkuj. Kërkesat për të tilla paketa janë në rritje prej vitesh, duke rrëzuar mitin e dhuratave të zakonshme për meshkujt. Paketat nisin nga 5000 lekë personi ose në ofertë 8000 lekë në çift. Drejtuesit e këtyre qendrave pohojnë se kjo nuk është dhurata e vetme që ata i bëjnë njëri-tjetrit.

Vijojnë edhe këtë vit të shkëmbehen dhurata për Shën Valentin një ndërhyrje për hundën ose buzët. Në disa klinika në kryeqytet ka pasur paketa promocionale si 150 euro/filler i buzëve që ka tërhequr vëmendjen për t’u konsideruar si dhuratë dashurie. Ose oferta për shërbime laseri, që me sa duket vlerësohet estetikisht në çift. Si dhe kërkesa për mbjellje flokësh për meshkuj.

Ndryshojnë përzgjedhjet kur çiftet janë të martuar ose bashkëjetojnë prej vitesh. Sipas hulumtimeve, një ofertë interesante ka qenë shumë e përzgjedhur për këtë Shën Valentin: shërbime pastrimi profesionale për shtëpinë.

Siç duket, gratë do ta vlerësonin më shumë këtë se sa një tufë trëndafilash. Disa agjenci në treg bëjnë me dije se, dhurohen kuponë të vlefshëm prej 5000lekë për pastrim profesional të shtëpisë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërthim në objektin mbrojtës të termocentralit bërthamor të Çernobilit
Artikulli tjetër OKB kritikon vendimet e El Salvadorit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.