KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Samiti i “Madh”, dyqane të kyçura dhe qytetarë të bllokuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Samiti i “Madh”, dyqane të kyçura dhe qytetarë të bllokuar
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Samiti i “Madh”, dyqane të kyçura dhe qytetarë të bllokuar

Përditësimi i fundit: 17 Maj, 2025 5:09 am
192 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Sebi Alla

 

Ndërsa liderët e BE-së u mblodhën në Tiranë për Samitin Politik Europian, pinjolli i familjes së njohur Tufina uli qepenin e vogël të dyqanit, duke lënë në pritje orët që kanë mbetur në vend.

“Se di a mund të quhet biznes zanati i orëndreqësit, por dyqanin do e mbyll sa të mbarojë ky bllokimi total”, thotë Tufina, një ditë para se Tirana, veçanërisht qendra dhe rreth saj u fut në një shirit të madh sigurie.

Shirita sigurie, shumë efektivë policie dhe kokërr makine nuk sheh në një territor të madh në Tiranë, ku në orë të caktuara mbyllen shumë rrugë, jo vetëm qark “Sheshit Skënderbej” por gati gjysma e akseve kryesore të Tiranës.

Nuk është vetëm Samiti problemi i bllokimeve, por shumë evente të tjera sportive apo kulturore që përveç të mirave në çështje imazhi sjellin kosto për biznesin e vogël duke i detyruar të  kyçin dyqanet.

BLLOKIM PO, SHPËRBLIM JO

Bizneset, veçanërisht ato të vogla duken më të penalizuarat nga bllokimet për shkak të eventeve, kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Ne jemi të panalizuar çdo ditë. Me heqjen e parkimeve anash rrugës xhirot ditore kanë rënë. Shpesh detyrohemi të izolohemi me shiritë për shkak të eventeve. Kush na paguan për humbjet?, ngre pyetje pa përgjigje pronari i një dyqani me qira në rrugën “Myslym Shyri”, por nuk pranon të identifikohet. “Aman gjejmë belanë me lloj lloj inspektorësh e tatimorësh”, thotë mesoburri që rregullon ca rroba bashkë me një vajzë të re shitëse.

BIZNESE QË “MIRËPRESIN” MBYLLJEN 

Ndërsa disa biznese ankohen për bllokimet e herë pas hershme, ka edhe të tjerë që jo vetëm nuk i quajnë problem humbjet në xhirot ditore, por e shohin si reklamë të mirë të Shqipërisë dhe rritje të turizmit. I tillë është pronari i një dyqani që shet nga veshjet tradicionale deri tek sendet e vogla kinkalerie kryesisht me motive kombëtare.

“Nuk më intereson fare politika, por çdo event kombëtar dhe ndërkombëtar është i mirëpritur. Nuk është problem as bllokimi i rrugëve, as mbyllja e dyqanit, sepse të mirat që vijnë më pas janë më të mëdha”, thotë ai.

Ndërsa shton se eventet ndërkombëtare janë reklama më e mirë për turizmin e huaj. “Nuk mbaj mend sa herë kam mbyllur dyqanin nga protestat e Lulzim Bashës”,  shton më tej, teksa thotë së është një prej shumë qytetarëve dhe biznesmenëve që “ka ngrënë gazin lotsjellës që policia u hidhte protestuesve”.

KAOSI URBAN

Para Samitit Europian një tjetër event u zhvillua në fillim të majit. “Giro d’Italia” për dy ditë zbarkoi në Shqipëri, një rast i rrallë i sporteve ndërkombëtare siç është gara e çiklizmit.  Përtej të mirave ka edhe një anë tjetër negative që e kalojnë kryesisht bizneset dhe qytetarët të cilët do u duhet të “bëjnë xhiro” që të gjejnë një shteg nga të kalojnë.

Kaosi në organizim u pa kur në pamundësi për të krijuar “dalje alternative” u shënuan dy incidente në eventin sportiv të rëndësishëm, “Giro d’Italia”.

Një çiklist u përplas me një qytetar që i preu rrugën për të kaluar nga një anë në tjetrën, ndërsa çiklisti i dëmtuar lehtë ndërpreu garën dhe pengoi ekipin të vijonin normalisht drejt finishit.

Po ashtu në një rrugë të ngushtë një tjetër çiklist përplaset rëndë duke përfunduar në spital.

Shqipëria, veçarisht zonat kaotike urbane të qyteteve e kanë mjaft të vështirë mbajtjen e eventeve, por kjo nuk pengon nismat lokale dhe qëndrore të qeverisjes të vetëofrohen në mbajtjen e eventeve të ndryshme ndërkombëtare.

PËRFUNDIMI

Eventet kombëtare dhe ndërkombëtare krijojnë shpesh bllokime të cilat ndikojnë në të ardhurat ditore të biznesit, veçanërisht atij të vogël dhe nuk ka kompensim finaciar për humbjet. Gjithashtu infrastruktura urbane, veçarisht në Tiranë nuk është e përshtatshme për evente, vendase dhe të huaja, duke sjellë kaos në lëvizjen e lirë të qytetarëve por edhe dëm ekonomik për bizneset.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Liderët europianë telefonojn nga Tirana Trumpin, Zelensky zbulon bisedën
Artikulli tjetër Samiti në Tiranë, nga riarmatimi i Europës tek paqja, integrimi i Shqipërisë jashtë fokusit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.