KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Sekreti i pacientëve”, gjobë e majme për “Dental Turk”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Sekreti i pacientëve”, gjobë e majme për “Dental Turk”
AnalizeKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

“Sekreti i pacientëve”, gjobë e majme për “Dental Turk”

Përditësimi i fundit: 22 Gusht, 2025 11:20 am
305 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nëse do të shkoni tek klinika “Dental Turk” në Tiranë për shërbime stomatologjike, duhet të mbani në vëmendje se të dhënat tuaja personale dhe sensitive nuk janë aspak të sigurta. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka zbuluar se klinika me aktivitet shumë-vjeçar në kryeqytet ka problem të theksuar me respektimin e një nga parimeve kryesore të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, atë për “ruajtjen e sekretit”.

Kodi, i cili është një lloj “Bible” dhe “Kurani” për mjekët në të gjithë botën, thotë se “Të dhënat që mjeku mëson rreth të sëmurit të tij gjatë kryerjes së detyrës, konsiderohen të fshehta mjekësore dhe përbëjnë sekret profesional…”.

Por, në “Dental Turk” ky parim universal, thjesht, është injoruar. Të paktën, këtë thotë Komisioneri Shtetëror për të Dhënat Personale, i cili ka aplikuar së fundmi një masë penalizuese të konsiderueshme, në shumën prej 2.4 milionë lekë të reja (rreth 25 mijë euro).

Gjatë një kontrolli në ambjentet e klinikës në pronësi të shtetasve turq Adnan dhe Ahmet Yildizoglu, Komisioneri, janë zbuluar shkelje të të paktën 5 neneve ligjore, që lidhen me sekretin dhe konfidencialitetin.

Të dhënat zyrtare të siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se klinika private ka pranuar këto shkelje, megjithatë nuk ka qenë dakord me penalitetin financiar, duke kërkuar vetëm masën e “këshillimit”.

Procesi i kundërshtimit të gjobës ka zbuluar edhe një rrethanë tjetër të dyshimtë. Klinka pretendon se vetë procedura e kontrollit është shoqëruar me një situatë të konflikti interesi, ku në lojë përfshihet edhe një studio ligjore private, “GPO Albania”, në pronësi të biznesmenit Gent Prizreni.

Shkelja e sekretit

Në Prill të vitit 2025, Komisioneri për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale nisi një hetim administrativ pranë klinikës dentare “Dental Turk”, me seli në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.

Në përfundim të këtij kontrolli, me vendimin e datës 24 Korrik 2025, Komisioneri vendosi të aplikojë masën administrative gjobë për subjektin tregtar, duke argumentuar se është gjetur në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Sipas vendimit të konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se “Dental Turk” është gjobitur; (1) 500 mijë lekë për shkelje të nenit 6 të ligjit (“Përpunimi i të dhënave personale”); (2) 500 mijë lekë për shkelje të nenit 7 të ligjit (“Përpunimi i të dhënave sensitive”); (3) 900 mijë lekë për shkelje të nenit 13 të ligjit (“E drejta për të kërkuar bllokimin apo fshirjen e të dhënave); (4) 300 mijë lekë për shkelje të nenit 28 të ligjit (“Konfidencialiteti i të dhënave”); (5) 200 mijë lekë për shkelje të nenit 30 të ligjit (“Të drejtat në fushën e mbrojtjes së të dhënave”).

Krahas gjobave, Komisioneri për Mbrojtje e të Dhënave ka urdhëruar klinikën “Dental Turk” që “të ndalojë menjëherë përpunimin e mëtejshëm të të dhënave personale përmes sistemit të survejimit CCTV në ambientet e punës së punonjësve, si dhe të shkatërrojë në mënyrë të parikuperueshme të dhënat “video/audio” të mbledhura për subjektet e të dhënave “punonjës”, të cilat janë përpunuar, në kundërshtim me dispozitat e neneve 6 dhe 7 të Ligjit”.

Klinika “Dental Turk” iu drejtua Gjykatës Administrative të Tiranës, ku kërkonte marrjen e masës e sigurimit të padisë, duke kërkuar pezullimin e aplikimit të gjobës, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankesës së saj kundër vendimit të Komisionerit.

Në padinë e saj për masë pezullimi, “Dental Turk” shprehet se “…Në datë 1 Korrik 2025, përfaqesuesve të klinikës iu prezantuan paraprakisht gjetjet nga ana e grupit të punës së Komisionerit. Gjatë takimit, Grupi i Punës informoi se penalizimi për shkeljet e konstatuara varionin nga këshillim deri në gjobë 2 milionë lekë. Më pas, çuditërisht, Komisioneri, edhe pse mund të vendoste një masë pezulluese, aplikoi gjobën 2.4 milionë lekë të reja…”.

Ky qëndrim i “Dental Turk” para gjykatës është një konfirmim se klinika i pranon shkeljet e konstatuara, por kundërshton vetëm masën penalizuese.

Pretendimet e klinikës private u rrëzuan nga Gjykata Administrative e Tiranës në 11 Gusht 2025, e cila nuk pranoi pezullimin e zbatimit të gjobës.

Ndërkohë, procesi gjyqësor zbuloi edhe një rrethanë tjetër të dyshimtë.

Dyshimet për konflikt interesi

Në argumentat mbrojtëse, “Dental Turk” paraqiti një rrethanë të dyshimtë konflikt interesi. Kjo rrethanë, megjithëse nuk prek thelbin e shkeljeve të pretenduara nga klinika private, vendos në pikëpyetje në përgjithësi aktivitetin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i drejtuar nga Besnik Dervishi.

“Dental Turk” pretendoi para gjykatës se, në datën 23 Korrik ka marrë një e-mail nga një studio ligjore “Data Protection Officer-DPO”, në të cilën thuhej në mënyrë të përmbledhur se “DPO ishte vënë në dijeni se Komisioneri kishte evidentuar shkelje të shumta përsa i përket detyrimeve ligjore që lidhen me të dhënat personale të pacientëve/klientëve”.

Sipas “Dental Turk”, vendimi për gjobitjen e klinikës është marrë në 24 Korrik, pra një ditë pasi kishin marrë e-mail nga studio ligjore private, duke ngritur dyshimet se informacioni i ishte dhënë zyrës “DPO” përpara se vendimi të shpallej e t’i komunikohej subjektit të interesuar, pra klinikës dentare.

Vetëm dy ditë pas komunikimit të parë dhe vetëm një ditë pasi ishte zbardhur vendimi, “DPO-Albania” i dërgon një tjetër e-mail “Dental Turk”, në të cilën i ofron asistencë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

“Nuk na u duk rastësore, sepse e-mailet e datave 23 dhe 25 korrik 2025, të ardhura nga DPOAlbania (Data Protection Officer), na ngritën dyshime të forta për konflikt interesi, për më tepër që këto informacione kanë dalë nga vetë autoriteti që duhet t’i mbroj ato…” shprehej ndër të tjera “Dental Turk” para gjykatës administrative.

“Boldnews.al” kreu verifikimet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe rezultoi se “DPO-Albania” është në zyrë konsulence juridike, e krijuar në vitin 2022.

Ajo është në pronësi të sipërmarrësit Gent Prizreni dhe administrohet nga Sonela Lamaj. Sipas të dhënave të QKB-së, studio “GPO-Albania” ka për objekt të veprimtarisë së saj konsulenca juridike dhe teknike (IT) lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë, të drejtën e informimit, etj.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria instalon në tarracë “parkun” fotovoltaik 800 milion lekësh
Artikulli tjetër Politikat fiskale të Shqipërisë kanë “nxitur” pabarazinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.